Zonjat e drejtësisë, kush janë dy femrat më të fuqishme në Tiranë?

View Gallery
4 Photos
Zonjat e drejtësisë, kush janë dy femrat më të fuqishme në Tiranë?
grate 1

Zonjat e drejtësisë, kush janë dy femrat më të fuqishme në Tiranë?
grate 2

Zonjat e drejtësisë, kush janë dy femrat më të fuqishme në Tiranë?
grate 3

Zonjat e drejtësisë, kush janë dy femrat më të fuqishme në Tiranë?
grate

Arta Marku dhe Etilda Gjonaj mund të cilësohen si makthi i të korruptuarve dhe jo vetëm! Ato janë sot femrat më të pushtetshme dhe “më të frikshme”.

Po kush janë ato në të vërtetë?

Ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj (Saliu) lindi më 6 maj 1981, në qytetin e Pukës. Ajo banon në Tiranë dhe është e martuar me z. Irvelin Gjonaj, dhe kanë një djalë, Itienin.

Gjonaj është emëruar Zëvendësministër i Drejtësisë më 22 maj 2017. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014-2017).

Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017).

Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi.

Kurse Prokurorja e Përgjithshma e Përkohshme, 41-vjeçarja Arta Marku, u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001.

Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤