Meghan Markle do të bëhet nuse, zbulohen detaje të reja nga dasma mbretërore - Madame

Meghan Markle do të bëhet nuse, zbulohen detaje të reja nga dasma mbretërore

Meghan Markle së shpejti do të bëhet nuse dhe duket sikur ky event po pritet me padurim nga ajo dhe gjithë adhuruesit e saj. Meghan Markle dhe Princ Harry, pak javë para dasmës së tyre, kanë zbuluar disa detaje të reja.

6-1

Picture 1 of 23

Kështu dasma do të zhvillohet në St George’s Chapel në 19 maj, datë e cila përkon me finalet e FA Cup, ndeshjet kualifikatore për UEFA Europa League.

Pallati mbretëror ka njoftuar se ceremonia do të nisë në mesditë, ndërsa Arqbishopi i Canterburry, Justin Webly, do të celebrojë çiftin.

Sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror, rreth orës një të drekës çifti do të nisë një parakalim me karrocë me kuaj, ndërkohë që menjëherë pas tij, do të mbahet eventi festiv në hollin e St George’s Chapel së bashku me të ftuarit.

Më pas në mbrëmje, Princ Harry dhe Meghan Markle, do të organizojnë një ceremoni private, ku të ftuar do të jenë miqtë më të ngushtë dhe familjarë të çiftit.

Mbretëresha dhe e gjithë familja mbretërore do të jenë të pranishëm në ceremoni.

Familjarët e Meghan gjithashtu do të jenë pjesëmarrës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤