Zak Topuzi: Studentët e diplomuar në programet profesionale do kenë një vend të sigurt pune

Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Turizmit, shprehet se studentët që do studiojnë në Universitetin Europian të Tiranës në programet e reja profesionale, do të kenë një vend të sigurt në tregun e punës jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon.

“Organizata Botërore e Turizmit në vitin 2017, raportoi se brenda vitit 2030, pra për 11 vite, numri i turistëve në botë do të dyfishohet. Europa mban numrin më të madh të turistëve me mbi 50 për qind, kështu që alarmi për kuadro, investime të reja është dhënë.

Në datën 17 tetor, pra pas disa ditësh mbahet një forum ndër më të rëndësishmit në Athinë, i cili po i del përpara kërkesave të reja që ka kryesisht zona e Mesdheut, për investime të reja në hotele, restorante, resorte cilësore dhe sigurisht që këto kanë nevojë për drejtues dhe kuadro.

E ardhmja e botës ka kthyer sytë nga turizmi. Një ndër elementet më të rëndësishme është menaxhimi i hoteleve, restoranteve dhe kateringut, është një industri e re për Shqipërinë. Pothuajse ka mungesa në personelin menaxhues, jo vetëm të rangut të lartë, por në nivele të ndryshme sektorësh.

Jemi të hapur që studentët e rinj në Universitetin Europian të Tiranës, të cilët do të studiojnë në programet profesionale, do të kenë një vend të sigurt në industri dhe nuk ka kërkesa vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni.

Kërkohen shumë të tillë dhe ka kërkesa të mëdha në nivelin e drejtuesve apo menaxherëve. Për sa i përket degës së Turizmit, është një lloj industrie, e cila shet shërbimet. Sa më i zoti të jesh, të dish të shesësh shërbime, aq më shumë të ardhura do të kesh”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤