Vivian Canaj: Tetori im i lumtur

View Gallery
13 Photos
 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6883

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6876

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6898

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6933

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6984

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6967

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
1

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6826

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6764

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6747

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6733

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6707

 Vivian Canaj: Tetori im i lumtur
_GEL6601

Kurorëzimi i dashurisë me dasmën e 8 tetorit, numri mistik që thuhet se sjell fat, çelja e biznesit të ri në kryeqytet, planet për muajin e mjaltit…Duket se kjo është vjeshta më e ëmbël e modeles, e cila pas martesës do i rikthehet auditorëve të Universitetit Europian të Tiranës për vitin e ri akademik,  ku përfundon studimet Master për  të Drejtë Tregtare 

 

 Foto:Geljant Kaleci

Nga Suadela Balliu

 

Ndërsa pushonte buzë detit me të ëmën, duke shijuar ato ditët plot diell të gushtit, data 8 do për një çast do i shtinte  ankth, se fiks pas dy muajsh ajo do të bëhej nuse.

Ja ku qetësia e shushurimës së valëve të qeta që përplaseshin mbi breg do të trazohej nga meraku i saj se të gjitha detajet e përgatitjes së ceremonisë martesore  ishin tashmë kopsitur dhe nuk prisnin tjetër gjë veçse atë me fustan të bardhë dhe dhëndrin me kostumin elegant që ecin drejt altarit për të bërë betimet e dashurisë, përkujdesjes dhe përkushtimit reciprok në jetën e re. A ishin të gjitha gati? Dekori, ftesat, fustanet, lulet, unazat…?

Por zëri i butë amësor dhe ai i të fejuarit ishin aty për ta qetësuar…

Ja ku shfaqet me lëkurën e bronztë, puthur nga dielli gjatë ditëve të kaluara në bregdetin e jugut  të vendit si edhe në Budva ( edhe pse ishin më të shkurta ditët e dedikuara çlodhjes për shkak të përgatitjeve ), flokët e gjatë e të drejtë të lëshuara në supe, e veshur thjesht me një palë pantallona të shkurtra  dhe një këmishë të zezë Dolce&Gabbana , e në vend të grimit vetëm një buzëqeshje.

Teksa e sheh t’i afrohet kafenesë në oborrin e kinemasë Millenium, Vivian Canaj duket krejt ndryshe nga modelja e fotove të lustruara, imazh i një sërë kompanive dhe  fushatave publicitare. Nuk e ka atë vështrimin e thellë, misterioz, pak të egër të një gruaje që e di çfarë do, porse është e veshur me një thjeshtësi , natyrshmëri dhe ëmbëlsi që nëse nuk do e takoje, mbase nuk do e kishe këtë imazh tjetër të saj, përforcuar kjo edhe nga një zë delikat, thuajse fëminor.

“Kur pozoj bëhem njësh me aparatin.  Këtë ma thonë të gjithë fotografët dhe  nuk jam dy herë njëlloj nga fotoja në foto;  di të bëhem e egër, di të jem e ëmbël… Në jetën e përditshme ndryshoj krejt nga fotot. Nga fotot mund të dukem më e madhe, ndërsa në jetën e përditshme dukem më e vogël. Kur je duke pirë kafe me një mikeshë nuk mund të marrësh pozicionin e modeles” –thotë  ajo duke qeshur, ndërsa porosit një lëng të freskët portokalli, duke e respektuar regjimin prej modeleje , që tashmë pas shtatë vitesh i është  kthyer në stil jetese.

Por nuk është modelingu – nga i cili ka marrë një kohë pauze së fundmi – tema kryesore e bisedës. Tanimë gjithçka është e  fokusuar te ceremonia e martesës  mbrëmjen e  8 tetorit.

“Kam qysh prej janarit që kam nisur  përgatitjet” – zbulon e emocionuar e ndërsa përshkruan fustanet  duket sikur , me gjestet që bën,  sapo i ka veshur në trup.

Prerje minimaliste e elegante, dantella në mëngë, saten e mëndafsh…nuk dëshiron t’i zbulojë të gjitha për të ruajtur disa detaje surprizë për mbrëmjen e saj të madhe. Ama prej emocioneve  disa hollësi edhe i shpëtojnë, ose ka dëshirë t’i ndajë me të tjerët siç përshembull një prej fustaneve është bërë enkas për të nga Elie Saab. “Do të vesh tre fustane. I kam porositur jashtë. Ishte pak e vështirë të vendosja dhe mami që më shoqëronte më thoshte se më shkonin të gjithë. Por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur, sipas shijes sime” –thotë ,   ndërsa sytë i shkëlqejnë nga gëzimi. Grimi do tw realizohet nga duart  e Artur Muçës, të cilit ia beson portretin e saj prej vitesh.  “Aktualisht ndodhet në Kanada,  sepse  po bën një shkollë për grimin hollivudian, por  do të kthehet patjetër për dasmën time,  sepse nuk ia besoj askujt tjetër grimin. Ai qëndron te natyralja. Edhe unë nuk jam pro ndryshimeve. Dua look-un natyral.”

Edhe pak ditë e ndajnë nga ceremonia në mjediset e hotel Rogner.  Organizimin e ceremonisë civile të celebrimit jashtë në oborr, buzë pishinës dhe darkën me familjarët dhe miqtë e ngushtë të çifti, ia ka besuar agjencisë CLASS, të Alketa Vejsiut, e cila është marrë me të gjitha detajet e arredimit dhe jo vetëm.

“Do të jetë një dasmë e përbashkët, mes një rrethi të ngushtë njerëzish. Donim t’i iknim pak

traditave, ku një natë bën dasmë nusja e një natë dhëndri” –thotë  ajo.

Pjesa muzikore do i besohet motrave Irma dhe Eranda Libohova ,  vijon Vivian, duke shtuar se megjithë dëshirën për t’u martuar më herët, ajo e pa  të udhës të prisnin deri tani për të realizuar siç duhet dasmën e ëndrrave.

Me partnerin e saj, Krivis, është e fejuar prej dy vitesh. Një dashuri, që edhe pse pavetëdijshme për të lindi me shikim të parë, u ushqye në formën e miqësisë për disa muaj.

“Jemi njohur nga shoqëri e përbashkët. Për gjashtë a shtatë muaj vazhduam miqësinë dhe sot kur e kujtojmë qeshim, sepse partneri im më thotë:  “Mendoja se më doje për shok të ngushtë, aq shumë kohë sa ndenjëm miq.” Pastaj çdo gjë erdhi natyrshëm. U fejuam dhe kemi dy vjet të fejuar”.

Një kohë që Viviani e quan të mjaftueshme për të vendosur në hedhjen e një hapi të rëndësishëm në jetë, siç është martesa. Edhe pse është fare e re, vetëm  22 vjeç, e kuptoi se Krivis ishte burri me të cilin dëshironte të kalonte jetën. “Kam qenë  gjithnjë me parimin se kur të vjen personi i duhur nuk ke pse e shtyn vendimin.  Por nuk e mendoja se do të rridhnin gjërat kaq shpejt”- pranon ajo, duke zbuluar se me partnerin ndan plot pasione të përbashkëta dhe janë gjithnjë mbështetje e njëri-tjetrit. “Kur unë kam pasur kontratat e modelingut jashtë vendit, Krivis më ka shoqëruar gjithnjë. Edhe ai udhëton shpesh për punë dhe unë e shoqëroj sa herë më jepet mundësia.  Më ka mbështetur shumë në karrierën time dhe i ka përkrahur dëshirat e mia”.

Duke e pasur në krah në punën e saj, Vivian thotë se edhe pas martese karriera e saj si modele do të vazhdojë. “Megjithëse kam disa muaj që jam shkëputur nga kontratat me modelingun, sepse kam plane të tjera. Gjithnjë të lidhura me modën, por si të thuash dua të rritem pak.

Ka të bëjë me një biznes që po përgatitem të hap” – zbulon Vivian, ndërsa këto ditë ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me një vitrinë nga pas, ku shkruhet “VendomeTirana” që duket se do ta hapë së shpejti. Një dyqan me aksesorë të markave të luksit, por nuk ka dëshirë të zbulojë më shumë , duke u mjaftuar se do të jetë diçka që mungon në Tiranë. Pjesën tjetër do e zbulojë në “Grand Opening”.

Ky hap drejt sipërmarrjes apo botës së biznesit ka ardhur edhe për faktin se modelingu në fushata të ndryshme jashtë Shqipërisë e ka lodhur disi. “Edhe për faktin se e kam nisur shumë e vogël, në moshën  15 –vjeçare dhe janë bërë shumë vite në këtë fushë, sidomos nga mosha 17 e deri 21 vjeç kam qenë thuajse vetëm jashtë Shqipërisë”.

Në moshën 17- vjeçare, në Egjipt u shpall “Top Model of the World” –një  nga kompeticionet më të mëdha të botës për modelingun, sqaron Vivian. “Aty pata fatin të njihja  edhe menaxheren time, e cila punonte si  MakeUp Artist në Gjermani për Christian Dior. Ajo më mori në Gjermani, më siguroi disa sete fotografike e më pas lidha një kontratë me Chopard atje”.

Vivian shpjegon edhe njëherë, për të gjithë që e kanë keqkuptuar, se ajo ka qenë imazh për një vit i parfumit Chopard vetëm për Gjermaninë dhe jo për të gjithë Europën. Ajo nuk e ka thënë kurrë këtë, megjithëse në media është fryrë e është keqkuptuar.  Mw 2014 –wn, u shpall edhe si modelja e vitit në Gjermani, duke e cilwsuar si fat.

“Më pas firmosa një kontratë në Azi për Valentino dhe realizova disa shërbime atje në qytete të ndryshme si Pekin, Shangai dhe Hong Kong. Për një set m’u desh të ngjitesha në një verandë, në katin e gjashtëdhjetë. Kam fobi nga lartësitë dhe kur shihja fotografin që ecte mbi një bordurë që dukej sikur qëndronte në ajër më fuste edhe më shumë frikën”, kujton duke qeshur. “Këto kanë qenë pak a shumë punët e mia. Por ishte e vështirë. Duhet të zgjohesha herët, të udhëtoja për orë të tëra me makinë, duhet të bëja foto pa pushime dhe kur kishim ndonjë pauzë të vogël nuk më lejohej as të pija ujë, sepse më thoshin se më fryhej barku.

Nga përvojat në Europë dhe Azi, Vivian veçon botën aziatike si më të organizuar sa i përket modelingut, me stafe të përkushtuara në një set fotografik.

Fakti që u zgjodh për një fushatë të një prej markave më të njohura botërore për botën aziatike, Vivian ka mendimin se aziatikët i pëlqejnë shumë europianët. “Mbase janë lodhur me tiparet aziatike. U duken të zakonshme modelet atje, ndoshta. Më ka bërë përshtypje një fakt. Në vitin 2014 përfaqësoja Shqipërinë në Miss International që zhvillohej nga Bangkok. Ishte i gjithë stafi i Donald Trump. Mua më zgjodhën si portretin më të bukur, ndërsa kur pashë Miss Tajlandën, thashë: “Si ka mundësi të jesh kaq e bukur?!” Kishte një fytyrë perfekte, por nuk e zgjodhën sepse për ta ishte e zakonshme. Ishte fati im.”, qesh ajo.

Azia është një nga kontinentet, më të cilin është dashuruar. Jo vetëm sepse atje karriera e saj ka marrë një hov të madh, por edhe për kulturën krejt e ndryshme nga ne.

“Tajlanda më ka pëlqyer shumë. Është tjetër kulturë, njerëzit janë shumë pozitivë e miqësorë. Kjo më ka bërë shumë përshtypje, përveç bukurive natyrore”, tregon Vivian.

Frymëzuar nga kjo kulturë, ndodhi që zgjodhi si ditën e kurorëzimit në martesë, datën 8 të muajit tetor.

“Në Azi njerëzit ku martohen vendosin ta bëjnë dasmën në datat 8, 18 ose 28, sepse numri 8 konsiderohet si numër fati. I fejuari më ka treguar se atje shpenzojnë shuma marramendëse vetëm që ta kenë numrin e telefonit me teta. Kështu vendosëm të martoheshim në këtë datë. Ndërsa tetori na u duk muaji më i përshtatshëm, sepse vapa e madhe ka ikur dhe i ftohti nuk ka mbërritur ende”.

Pas muajit të mjaltit, që do të jetë në një plazh ekzotik, por që Viviani nuk e zbulon, do i rikthehet rutinës së përhershme ku krahas biznesit të ri një nga angazhimet serioze të saj janë edhe studimet në Master të Shkencave në Universitetin Europian të Tiranës.

“Ciklin Bachelor e kam kryer në Drejtësi dhe mendova që në këto studime më të thelluara të kombinoj diçka mes Ligjit dhe Biznesit”.

Pas semestrit të parë të vitit të parë, kur për shkak të punës si modele iu desh të ishte shumë kohë jashtë, në kthim për të kapur orët e humbura  studioi aq shumë për provimet saqë vendosi të hiqte dorë nga disa kontrata për t’iu përkushtuar studimeve. “Ka një datë skadimi edhe kjo punë. Të ardhmen e shoh te profesioni për të cilin kam studiuar. Jo se nuk e shijon karrierën si modele, por vjen një moment dhe lodhesh, bën një pauzë. Sepse koha kalon dhe nuk do jesh gjatë gjithë jetës modele. Profesioni të jep siguri dhe unë e dua vërtet”. Thotë se nuk do të etikohet përgjithnjë si “modelja”. “Dua të fokusohem te Drejtësia. Mund të kem edhe biznesin, të cilin po e hap tani, por vëmendjen do e kem te profesioni”, ngulmon ajo.

Pas një rrugëtimi të gjatë në shtatë vite si modele, biseda kthehet sërish tek tema kryesore. Martesa. Në familjen e saj kanë nisur emocionet. “Sidomos mami është shumë e emocionuar. Jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë jam vajzë e vetme dhe me mamin kemi marrëdhënie më shumë sesa klasikja nënë e bijë. Jemi motra, jemi shoqe. I tregoj gjithçka, i marr mendim… Ajo është e  lumtur,  sepse më thotë se kam gjetur personin e duhur. E do shumë të fejuarin tim dhe kanë një raport shumë të bukur. Sado që nuk e shpreh, e vuan faktin se nuk do të më ketë gjithë ditën nëpër këmbë” – rrëfen e emocionuar – “Por prapë me njëra-tjetrën do rrimë. Nuk rrimë dot larg”.

Tani e gjithë vëmendja e saj është në ditën e madhe, kur përpara kryetarit të Bashkisë –që Viviani thotë se do të jetë për t’i celebruar – dhe në shoqërinë e miqve dhe familjarëve do i thotë “Po!”  jetës  martesore, për të nisur kështu një kapitull të ri, e sigurt në mbështetjen e partnerit, që pas pak ditësh do të jetë bashkëshorti i saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤