Viol Xhafaj: Makinën? Mësoje mirë, mësoje vetë

 

viol xhafaj1 (1)

Moderatorja simpatike e edicioneve të lajmeve zbulon sekretet e saj në timon, që nisin me shpirtin pragmatist. Një makinë, shumë praktikë vetë e më pas…provimi i patentës të duket gjëja më e lehtë

 

Ka dhjetë vite që e nget makinën dhe për t’u bërë një vozitëse e zonja, Viol Xhafaj rrëfen se në ndihmë i ka ardhur kujtesa e saj fotografike …por jo vetëm kaq. Mënyra sesi ajo e ka mësuar makinën nuk ka ndjekur rrjedhën klasike.  “Unë kam një memorie fotografike të fortë dhe jam vëzhguese shumë e mirë. Para se të merrja leksione si vozitej, bleva makinë, dhe fillova të praktikoj vetë. Deri te marshi i parë dhe i dyti i kisha fiksuar, të tjerët i zbulova rrugës, në kuptimin e parë të  fjalës”, rrëfen ajo, ndërsa patentën e mori kohë më vonë, pasi i kishte mjeshtëruar shqisat në timon.

Tani pas dhjetë viteve e quan veten shofere të kujdesshme, edhe pse e pranon se ndonjëherë kur vjen puna te stereotipizimet se gjinia femërore në timon bëhet e rrezikshme. “Në disa raste po, ndoshta është çështje refleksesh” , pranon ajo e pyetur nëse meshkujt kanë të drejtë që i mendojnë femrat të rrezikshme, gjithmonë  kur janë në drejtimin e një automjeti.

“Por duhet pranuar  se femrat janë shumë më të kujdesshme e të qeta në  timon, në respektimin e limiteve të shpejtësisë e pjesës tjetër të sinjalistikës rrugore”, shton.

Për shpirtin praktik që ka në punët e makinës,  aktualisht lëviz nëpër rrugë me një Smart for two,  kështu mundet t’i përvidhet trafikut e të mos  ngecë në të, të paktën në Tiranë.

Zbulon se nuk i ndërron shpesh makinat, ndërsa kujton se të parën që ka blerë ka qenë një Audi A3, në ngjyrë blu.  “Në fakt, nuk e kam prioritet makinën, më tepër më duhet se e dua”.

Edhe zgjedhjet në përmasa janë gjithnjë ato të voglat, edhe kjo për të qenë sa më praktika, por  rrëfen se edhe të mëdhatë i pëlqejnë për sigurinë që ofrojnë.

Veç sigurisë, duhet edhe pak fat, që duket se ia sjellin disa monedha që i vëllai i ka lënë në makinë, ndoshta si një lloj hajmalie.

viol xhafajRadion e dëgjon sipas humorit, por më shumë i pëlqejnë koncertet recitale, ato që improvizon live ndërsa nget, pranon duke qeshur. Dhe sa më të gjata udhëtimet aq më i  madh edhe argëtimi me muzikë.  Kur nuk është vetë në timon, makina bëhet e frikshme për të.

“Më pëlqejnë udhëtimet e gjata, por edhe e vuaj pak duke qenë se makina është një nga frikërat e mia më të mëdha. Si pasagjere jam pak e bezdisshme”.

Rrugët jashtë Tirane, por edhe automjete me shoferë jo shumë të përgjegjshëm që mund të hasësh gjatë udhëtimit e bëjnë të nervozohet.

“Është e vështirë të parashikosh ç’mendje kanë njerëzit që janë në anë të rrugës, ata në makinat para, anash, pas apo kafshët e shumta që po ashtu dalin në  mes të  rrugës”.  Megjithatë , shton se është e qetë e nuk e humbet toruan, as kur mbetet për minuta të tëra në trafik.

Me  policët rrugorë, thotë se punët i ka vaj. “Shofere më të  kujdesshme se unë në rrugë nuk kanë ku gjejnë”. Jo vetëm kaq por nuk rrezikon ta ndalin as për tejkalim shpejtësie, sepse kjo e fundit nuk e i pëlqen.  Më pushon zemra. Ngadalë dhe e sigurt, për më tepër në kushtet e këtij qarkullimi rrugor apo infrastrukture ku nuk je i sigurt aspak”. Është ndryshe nga Lilo, mamaja e saj që është edhe pasagjerja e preferuarm të cilën Viol e përshkruan si njeri me qetësi dhe besim olimpik në aftësinë e së bijës si vozitëse.

Megjithë kujdesin që tregon nuk e parashikon dot ç’mund t’i vijë pas. Ja si e kujton një episod që iu kthye edhe për të qeshur, edhe për të qarë.  “Isha nisur të shkoja për një seancë fizioterapie për problemet me mesin, ndaloj te vizat e bardha për t’iu hapur rrugën kalimtarëve, dikush totalisht i papërgjegjshëm pas, që ishte duke dërguar sms ndërsa i jepte makinës më ra nga pas. Dhimbjes së mesit iu shtua dhe ajo e qafës, u ngushëllova me faktin që te doktori po shkoja” – kujton duke qeshur.viol xhafaj1 (2)

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤