Verona “Kartolina e Italisë” ose Më prit në Verona

Verona e dashurisë, e diellit, ëndrrave, muzikes dhe mijëra letrave të dërguara çdo Shën Valentin.

Qyteti ivogël, por i madh në bukurinë e lashtë dhe moderne.

Një vend i ngrohtë e plot magji në pjesën veriore të Italisë, elegante, e pasur me art dhe e mbushur me histori.

Një fundjavë në kërkim të gjurmëve të Romeo dhe Zhulietë, historia e dashurisë ikonike e të gjitha kohërave.

230757_10151208041243085_1258942045_n

 

Dita fillon me Arenën e Lashtë, në “Piazza Bra”, duke ecur në një prej rrugëve kryesore tregtare “Via Mazzini” mbërrijmë në “Piazza Erbe”, ku do të gjejmë shumë bare, restorante e dyqane me arkitekturë romake dhe atmosferë autentike italiane. Duke përshkruar “Via Capello” gjendemi në shtëpinë e Juliet, kultin e dashurisë dhe sakrificës. Vallëzoni në ballkonin e Juliet, shkruani emrat tuaj në murin e dashurisë dhe premtoni dashuri të përjetshme.

juliets-balcony-messages-775x430

Verona, një qytet për të jetuar

408692_10151208041353085_103213307_n

Një qytet për një qytet, e ngrohtë, e qetë, mikpritëse, me njerëz që e bëjnë akoma më të bukur për t’u parë. Dashuri më vete do të jetë mënyra e jetesës në qytetin i cili është çdo ditë me pushime. Plot atraksione turistike, një xhevahir rural ku ju mund të shijoni gotë verë Valpolicella në ajrin e pastër dhe atmosferën relaksuese të liqenit Garda, të provoni ushqimin fantastik krahasuar me klasin botëror në të gjitha restorantet rreth arenës dhe piazzas “Bra”, “Del Signori”, “Erbe” etj.

Romeo-and-Juliet

Shumë për të parë dhe për të bërë në vëndin e përkryer për muajn e dashurisë.
Një eksperiencë me të vërtëtë magjike ku unë patjetër, dua të kthehem përsëri.

Romeo-and-Juliet1

Ah se harrova, mos u largoni pa shkrepur një fotografi në statujën e Juliette, sepse
Shekspiri dinte diçka kur thoshte se nuk ka jetë përtej mureve të Veronës!

Romeo-finding-Juliet

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤