Vajza e Lord Bajronit programuesja e parë kompjuterike?

View Gallery
3 Photos
Vajza e Lord Bajronit programuesja e parë kompjuterike?
Ada Lovelace 1

Vajza e Lord Bajronit programuesja e parë kompjuterike?
Ada Lovelace 2

Vajza e Lord Bajronit programuesja e parë kompjuterike?
Ada Lovelace 3

Dje ishte dita botërore në nder të Ada Lovelace, programueses së parë kompjuterike.

Në vitin 2009 u caktua që e marta e dytë e çdo muaji tetor të jetë dita e Ada Lovelace, në nder të grave që angazhohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Ada Lovelace ishte një matematiciene që ka frymëzuar shumë gra e dhe vajza që të ndjekin karriera në shkencë e teknologji.

Ajo lindi në vitin 1815, dhe babai i saj, Lord Bajroni, është poeti i famshëm anglez që njihet nga shumë shqiptarë për vizitat e tij në vendin tonë.

Ada u nxit nga e ëma që në moshë të re për të punuar me matematikë dhe shkencën e revolucionit industrial.

Kur u rrit, ajo u martua me Uilliam King, i cili më pas mori titullin mbretëror Wrli i Lovelasit.

Kur ishte adoleshente, ajo punoi me Charles Babbage, i cili njihet për makinerinë e parë të programueshme, një mekanizëm i madh i quajtur “Motori Analitik”, dhe që njihet si versioni i hershëm i kompjuterëve të programueshëm.

Ada përktheu një artikull për makinerinë, dhe e zgjeroi më tej.

Ndonëse Babbage mban meritat për konceptin, Ada Lovelace ishte ajo që e kuptonte më mirë dobinë që do të sillte programimi i makinerive në të ardhmen, dhe puna që bëri vazhdoi ta tregojë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤