Vajza 3-vjeçare bëhet “perëndeshë e gjallë”, pas 32 prefeksione

Trishna Shakya është vajza që adhurohet si mishërim i gjallë i një hyjnie hinduiste. Vajza 3-vjeçare quhet “perëndeshë e gjallë” e Katmandus. Tradita në Kumar të Nepalit, është e lashtë dhe lejon që vajza të reja të adhurohen si mishërim i gjallë i perëndeshës “Hindu Taleju”.

Trishna Shakya 1

Picture 1 of 18

Ajo u përzgjodh mes tre kandidatëve të tjerë pas një procesi 21-ditor që përfshin kalimin e një natë mes dhive dhe bualleve të therur. Trishna vajtoi para se të ikte nga shtëpia e saj, për të jetuar në një pallat të lashtë.

“Ajo do të ulet në fronin e Kumarit pasi të kryejmë lutjet dhe ritualet tantrike”,-tha Uddhav Man Karmacharya, një prift hindu, përpara ngjarjes.

Vajzat e kualifikueshme duhet të përmbushin të gjitha kriteret e “32 perfeksioneve” të një perëndeshe, që përfshin të pasurit e një “trupi si një pemë banyan”, “qerpikët si një lopë” dhe një “zë të butë dhe të qartë si një rosë”.

Paraardhësi i saj, 12-vjeçarja Matina Shakya, u largua nga pallati nga një hyrje e pasme e mbartur nga familja e saj kur Trishna mbërriti.

Pavarësisht kritikave nga disa aktivistë të të drejtave të fëmijëve, praktika vazhdon që nga përfundimi i monarkisë indiane në vitin 2008. Në të njëjtin vit, Gjykata e Lartë e vendit vendosi që Kumari duhet të ketë arsim brenda pallatit.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤