Turqia e dyta në botë me eskport të telenovelave, 350 milionë dollarë të ardhura

auto_vcvv-780x4391491563091

Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave me 350 milionë dollarë të ardhura, menjëherë pas SHBA-së, sipas portalit amerikan “variety.com”.

Industria e telenovelave turke, e cila ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 10 viteve të fundit, vazhdon të zgjojë gjithnjë e më tepër interes jashtë shtetit.

Një artikull i publikuar në “variety.com”, portal me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur se serialet televizive turke vazhdojnë të kenë shumë popullaritet anembanë globit, ndërkohë që Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave, menjëherë pas SHBA-së.

“Serialet turke, shumë të ndjekura veçanërisht në shtetet e Amerikës Latine, renditen vazhdimisht mes 15 programeve me shikueshmërinë më të lartë në këto vende”, thekson artikulli në fjalë.

Gjithnjë sipas portalit “variety.com”, 4 nga 15 programet më të ndjekura në vendet amerikanojugore janë gjithashtu telenovela turke, industri kjo që i sjell Turqisë 350 milionë dollarë të ardhura nga eksporti.

Në vitin 2023, eksportuesit e serialeve televizive turke synojnë të fitojnë 750 milionë dollarë nga eksporti i produksioneve të tyre.

Edhe pse tregjet më të fuqishme në eksportin e telenovelave turke mbeten Lindja e Mesme, Ballkani, Evropa Lindore, Afrika e Veriut, Amerika Latine dhe Azia Qendrore, ato ndiqen sot me interes të lartë pothuajse në çdo vend të botës.

Telenovelat turke eksportoheshin në rreth 50 shtete vetëm 5 vite më parë, ndërsa shifrat e sotme flasin për 142 vende.

Serialet turke më të shitura jashtë shtetit gjatë kohëve të fundit janë “Vatan?m Sensin” (Atdheu im je ti ose Dashuri e plagosur), “Gümü?” (Argjend) dhe “Hayat ?ark?s?”.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤