Turku, Qyteti  në gojën e Aurës

View Gallery
24 Photos
Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_2016-1024x603

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_4483

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_1284

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_2015-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_1201

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_1136

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_1135

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
finland-87

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9793-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9794-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9805-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9802-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9799-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
16602816_1339582939418208_1028578960087300630_n

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
15871759_1307670685942767_2578394574020991585_n

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
16681843_1353477208028781_4445811040396613223_n

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
the_archipelago_clubhouse_in_turku_finland__by_eskile-d6ebrk5

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9797-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_9812-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
16113264_1321086537934515_2199281715746450020_o

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
4862

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
turku-finland

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_2018-1024x768

Turku, Qyteti  në gojën e Aurës
img_4497

 

I themeluar në shekullin e 13 –të,  qyteti që përshkohet  nga lumi Aura, është më i lashti në Finlandë dhe padyshim më i pasuri në histori e kulturë.  Anisa Gjini rrëfen sesi është jeta e një studenteje shqiptare në qytetin e ftohtë, në anën tjetër të botës…

 

Pasi kreu studimet Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës, vendosi që ato Master t’i kryente jashtë Shqipërisë. Prej pesë muajsh jeton në   Turku, Finlandë.

“Arsyeja që më solli në cepin tjetër e më të ftohtë të Europës ishin studimet master” – rrëfen Anisa, ndërsa pohon se krenaria më e madhe  e Finlandës është sistemi i saj arsimor.

Gjatë viteve të fundit, Universitetet Finlandeze janë rankuar në 1 përqindëshin  e universiteteve më të mira në botë, ndërohë që për sistemin parauniversitar mbajnë vendin e parë në botë.  Ishin këto statistika që e joshën edhe të renë shqiptare,  e cila në ciklin e mëparshëm të studimeve kishte qenë pjesë e  studentëve ekselentë.

Për një të huaj, emri i qytetit mund të tingëllojë çuditshëm dhe gjëja e parë që dotë bënte është të pyeste për origjinën e tij.

Thuhet se vjen  nga sllavishtja e vjetër, në të cilën fjala turgu nënkupton “treg”.

Banesat e para në Turku datojnë në shekullin e 13-të, duke i dhënë kështu statusin e qytetit më të vjetër të Finlandës. Ai ka shërbyer për shekuj si kryeqendra kulturore, ekonomike e sociale e vendit dhe gjithashtu ka mbajtur statusin e kryeqytetit, deri në 1812, kur pas bërjes pjesë e Perandorisë Ruse, kjo e fundit vendosi të zhvendosë kryeqytetin më afër saj. Që prej kësaj kohe, si kryeqytet i Finlandës ka shërbyer Helsinki.

 

Vendet për të mos  u humbur

Qytetin e përshkon mes për mes lumi Aura e gjithë godinat më të vjetra ndodhen përgjatë rrjedhës së tij. Katedralja e shekullit të 13-të, mund të shihet nga thuajse çdo cep i qytetit, ndihmuar dhe nga fakti që pallatet shumëkatësh apo qiej-gërvishtësit janë shumë të rrallë në këtë qytet; Po buzë lumit ndodhet dhe Biblioteka e qytetit, e ndërtuar fillimisht në stilin e Rilindjes Holandeze në vitet 1900 e më pas e bashkuar me një godinë bashkëkohore, e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 2007. Kjo godine gati-gati hibride, duket sikur përfaqëson filozofinë e vetë qytetit, një mishelë e Mesjetës së vonë e bashkëkohores, të cilat qëndrojnë sëbashku, pa i prekur njëra tjetrës veçantinë e bukurinë. Sigurisht që si kryeqendër ekonomiko-sociale shekuj më parë, Turkut nuk mund t’i mungonte një kështjellë. Edhe kështjella e Turkut ndodhet në brigjet e lumit Aura, në zonën që tashmë është kthyer në Portin e qytetit. Kështjella ka filluar ndërtimin në vitin 1280 dhe ka pasur disa faza ndërtimi. Kjo kështjelle është jo vetëm më e vjetra, por dhe më e ruajtura në gjithë Finlandën. Shpesh ka aktivitete në të cilat dhe vizitorët mund të vishen me veshje të kohës e të pozojnë apo të shëtisin nëpër të duke e shijuar të plotë eksperiencën mesjetare.

Koha më e mirë për ta vizituar

Gjatë verës është një qytet tejet i bukur, ku nuk lodhesh asnjëherë së ecuri përgjatë lumit duke soditur godinat e vjetra e natyrën plot gjelbërim. Kushdo që ka qenë në Finlandë, e ka shumë të qartë se standardi finlandez i gjelbërimit është tejet i lartë krahasuar me pjesën tjetër të botës. Po flasim fundja për vendin ku 70 përqind e sipërfaqes është e mbuluar nga pyjet…

Dita duket sikur nuk mbaron kurrë, pasi dielli perëndon shumë vonë gjatë verës; disa ditë gjatë qershorit thuajse nuk perëndon fare. Tingëllon si ëndrra e shumëkujt, por kjo do të thotë që në dimër situata është në të kundërt. Gjatë muajve të dhjetorit e janarit orët e diellit janë tejet të kufizuara, e kudo mbizotëron errësira, e cila zbutet hera-herës nga bardhësia e dëborës që fillon të shtrojë me raste që në fillim të Nëntorit e shpesh zgjat deri në muajin Prill.

Dimri është sfidues vërtetë në Finlandë, me temperatura ndjeshëm poshtë zeros e me një qilim dëbore të shtruar në gjithë vendin. Gjatë kësaj periudhe njerëzit përpiqen të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe rrugët shpesh duken të zbrazura. Gjithë jeta e gjallëria e ardhur dhe si pasojë e të qenit qytet studentor, tani zhvendoset në klubet e ndryshme të qytetit e në korridoret e universitetit.

Gjatë kësaj periudhe, tre janë ditët në të cilat sheh turma njerëzish nëpër rrugë. E para është dita e festimeve të hapjes zyrtare së periudhës së Festave të Fundvitit. Turku mban gjithashtu statusin e “Kryeqytetit të Krishtlindjeve” në Finlandë, ndaj festimet në fund të Nëntorit janë të shumta, e përfshijnë ndezjen e dritave të pemës përreth Katedrales, një paradë, e koncerte që zgjasin nga dreka deri në mesnatë. Dita e dytë është sigurisht Vigjilja e Krishtlindjes. Çdo vit që prej Mesjetës, në datën 25 dhjetor mbahet “Deklarata e Paqes së Krishtlindjes” në ballkonin e Sheshit të vjetër të qytetit, ku qytetarët dalin e dëgjojnë këtë deklaratë gjithnjë në orën 12:00. Dita e tretë gjatë periudhës së Dimrit që do shohësh njerëz pafund në Turku, e ku parimi i “hapësirës personale” të finlandezëve duket se zhduket papritur, është nata e vitit të ri. Gjatë kësaj nate, të rinjtë dalin për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve dhe holograme në qendër të qytetit, e vazhdojnë festimet në lokalet e qytetit deri në orët e para të mëngjesit.

Pak informacion për vendasit

Mënyra e gjithë-vitit sesi festojnë finlandezët, është sigurisht gjëja e tyre më tradicionale: sauna!  Saunat finlandeze janë një “must” për këdo, por jini të paralajmëruar që finlandezëve u pëlqen të hynë në sauna pa peshqir, dhe ofendohen kurdo që dikush hyn i “veshur”. Kështu, jeni të paralajmëruar për kur të hyni!  Gjithashtu, tradita e do që pas saunës të bësh një zhytje në ujin e akullt. Thuhet se është në fakt kalitës për shëndetin…

Ushqimi vendas

Përsa i përket ushqimit, përveçse Salmiaki, një lloj likorice shumë e veçantë dhe shpesh jo e pëlqyer nga pjesa tjetër e botës, gjërat më tradicionale finlandeze nga ana kulinare do të ishin mishi i drerit dhe ndonjë gatim i zonës së Karelias.

A e dinit se..?

Turku, për shkak të afërsisë me Stokholmin, ka dhe përmbajtjen më të lartë të shqiptarëve në Finlandë. Gjuha shqipe renditet si gjuha e tretë e huaj më e folur, pas rusishtes e arabishtes. Suedishtja cilësohet si gjuhë zyrtare, e në Turku e flet si gjuhë amtare 5% e popullsisë. Është një qytet studentor, e multikulturalizmi është në nivele mjaft të larta. Takon e sheh njerëz nga çdo kontinent e çdo cep i botës.

Vendi i dy botëve

Finlanda është vendi i dy botëve, i gjallërisë e shpërthimit të natyrës gjatë muajve të verës, ose më saktësisht për ne do të cilësohej si një pranverë e zgjatur, e i gjumit letargjik e errësirës së dimrit. Është një vend që të bën për vete me kulturën kaq të ndryshme nga e jona, e me qetësinë e saj të kudo-ndodhur, në çdo aspekt të jetës.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤