Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë

View Gallery
10 Photos
Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 1

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 2

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 3

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 4

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 5

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 6

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 7

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 8

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 9

Tuneli në akull, një atraksion turistik i rrallë në Islandë
“Në Akullnajë” 9-1

Tuneli në akull më i madhi në botë i bërë nga njeriu është hapur kohët e fundit në shpatet perëndimore të Langjokullit, njërës prej akullnajave më të mëdha në Islandë.Tuneli dhe sistemi i shpellave shtrihen 550 metra në akullin e fortë të akullnajës, rreth 30 metra nën sipërfaqe duke e bërë kështu këtë sistem, strukturën më të madhe të akullit në botë të bërë nga dora e njeriut.

I quajtur “Në Akullnajë”, ky projekt është ide e dy operatorëve të turneve turistike islandeze, Baldvin Einarsson dhe Hallgrimur Orn Arngrímsson, të cilët dëshironin që t’i dërgonin vizitorët thellë nën sipërfaqe, në zemër të shtresës së jashtëzakonshme të akullit të akullnajës, për të parë “akullin e kaltër” madhështor.
Puna për hapjen e këtij tuneli e filluar në vitin 2010 ka përfunduar në fillim të këtij viti, ndërsa hapja zyrtare e tij për vizitorët u bë më 1 qershor 2015.

Ndonëse tuneli është destinuar të jetë një atraksion turistik, ai do të përdoret edhe nga hulumtuesit dhe studentët e Universitetit të Islandës për të matur lëvizjet e akullit me kalimin e kohës.
Rrugëtimi në tunelin e akullit fillon me një udhëtim epik me një kamion deri në hyrje të shpellës, e cila ndodhet 1200 metra mbi nivelin e detit. Prej aty vizitorët vazhdojnë në këmbë një turne një orësh për eksplorimin e tunelit, në të cilin mund të shohin ndër të tjera edhe ujë të rrjedhshëm, shtresa akulli dhe hapësirën ndërmjet tyre, lloje të ndryshme të borës dhe akullit dhe mënyrën e evoluimit të akullnajës.

Në hapësirat e gdhendura dukshëm në intervale të ndryshme në muret e ndriçuara me drita brenda tunelit mbahen ekspozita arsimore dhe jepen informacione për shkencën e akullnajave dhe efektet e ngrohjes globale. Në tunel është edhe një kishëz e vogël ku çiftet mund të martohen.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤