Truri është fajtor për shëndoshjen

to-eat-or-not-to-eat-your-fast-guide-to-fasting_02

Një studim i Universitetit të Kembrixhit tregoi se personat mbipeshë, kur flitej për ushqim hipotetik, bënin të njëjtat zgjedhje si ata elegantët, por nëse ushqimi ishte i vërtetë, ata zgjidhnin të hanin gjërat më pak të shëndetshme.

“Personat mbipeshë treguan se e dinin mirë se çfarë duhet të hanin dhe kur i vumë përpara foto ushqimesh të pashëndetshme, ata thanë se nuk do i zgjidhnin këto ushqime. Por, kur i vumë përpara ushqime të vërteta dhe i thamë të zgjidhnin kë të hanin, ata zgjodhën pikërisht ushqimet më pak të shëndetshme”, tha udhëheqësja e studimit.

Kjo tregon se nuk është e mjaftueshme që t’i thuash personave mbipeshë çfarë të hanë e çfarë të mos hanë. Prezenca e ushqimeve të pashëndetshme i tundon ata dhe zgjedhja e ushqimit nuk është më racionale.

Zgjedhja “divorcohet” nga ajo që njeriu di për ushqimin, shton studimi.

Një shembull konkret: një zgjedhje ishte mes një pule “të shëndetshme” dhe një sanduiçi “të pashëndetshëm” me proshutë, lakër dhe domate.

Personat mbipeshë zgjodhën sanduiçin.

Përveç peshës trupore, u pa se dhe karakteri impulsiv lidhej me zgjedhjen e ushqimit të pashëndetshëm. Sa më impulsiv personi, aq më shumë kishte tendencë që të zgjidhte ushqime të pashëndetshme.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤