Truqet për taka të larta e të rehatshme!

taka

Blerja e takave të reja është gjithmonë një konfuzion, sidomos nëse i blini ato online apo nuk mund ti provoni në dyqan – kështu ju nuk do të keni idenë se a janë këpucët më të rehatshme në botë apo nëse ju shkaktojnë tmerrësisht dhimbje dhe ju lëndojnë këmbët tuaja.

Disa këpucë për të cilat mund të supozoni se mund të jenë të rehatshme, si për shembull këpucë me take të ulët, mund të dalin përzgjedhja juaj më e keqe. Ju thjeshtë nuk mund ta dini! Por, ekziston një mënyrë për të treguar nëse keni këpucë të papërshtatshme, vetëm duke i shikuar ato. Këto truqe duhet t’i dijë çdo adhurues i këpucëve.

Për çfarë bëhet fjalë? E tëra ka të bëjë me distancën nga shputa deri te thembra. Sa më e gjatë distanca (idealja: 3cm ose më shumë) aq më të rehatshme këpucët do të jenë. Kjo është për shkak se kjo distancë dikton fushën e këpucëve. Sa më e shkurtër të jetë distanca (2.5 cm ose më pak), aq më e lartë është fusha dhe më shumë peshë bartet apo transferohet në gishtat e këmbëve. Uh sa e dhimbshme!

Pra, kur të blini këpucë të reja në dyqan, pyetni shitësen për ndonjë matëse që të matni realisht këtë distancë. Do të keni një pasqyrë të saktë se a janë me të vërtetë të rehatshme apo jo. Mos harroni të pyesni për madhësinë e duhur të numrit të këpucëve, vishni ato në dyqan dhe provoni të ecni me to për pak kohë sa të vëreni qëndrueshmërinë si dhe porositni masën tuaj të saktë.

Nëse porositni online dhe nuk mund të matni fizikisht këpucët, ajo çfarë duhet të bëni është të matni ekranin e kompjuterit tuaj dhe ta krahasoni me taket tjera në faqen e njejtë. Taket me distancë më të gjatë nga thembra deri te shputa do të jenë më të rehatshme, ndërsa taket me distancën më të shkurtër duhet t’i shmangni!

Përmes këtyre truqeve të vogla mund t’i ofroni siguri këmbëve tuaj. Pra, a do ta provonit edhe ju këtë trik magjik?!

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤