Trump uron Kosovën në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë: Keni bërë hapa të mëdhenj

Presidenti amerikan, Donald Trump ka uruar Kosovën në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Letra e kreut të Shtëpisë së Bardhë i është dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, raporton TCH.

Në letër theksohet ndër të tjera se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë kësaj dekade drejt forcimit të sovranitetit dhe demokracisë ndëretnike. Megjithatë, aty thuhet se duhet bërë edhe më shumë punë.

Sipas letrës së publikuar nga presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që në dekadën e dytë të ndihmojnë Kosovën për të ndërtuar themelet e forta të parimeve demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës.

Kjo do ta bënte Kosovën të ndërmerrte hapat e nevojshëm e të mëtejshëm drejt integrimit në komunitetin e kombeve perëndimore.

“Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, e në këtë rast historik i uroj të gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës”, shkruan Trump në letrën drejtuar presidentit të Kosovës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤