Trump siguron kandidimin: Vajza e tij i bën një dedikim special

Donald Trump ka siguruar kandidimin nga Partia Republikane për president të SHBA në ditën e dytë të Konventës së partisë.

Kandidimi i tij vjen në një kohë kur ndarjet në parti ishin të qarta, pavarësisht thirrjeve nga emra të rëndësishëm të republikanëve për të qëndruar të bashkuar.

Dita e parë e konventës u dominua nga lajmet për plagjiaturën e fjalimit të gruas së Trump, Melania.

Kjo e fundit akuzohet se kishte vjedhur fjalimin e Michelle Obama.

Ndërkohë ditën e dytë, në qendër të medias ishte vajza e Trump, Tiffany.

22-vjeçarja bëri një dedikim të posaçëm për babanë.

“Nuk e prisja kurrë të isha këtu përpara një turme të tillë,” tha vajza më e vogël e Trump, pak muaj pas diplomimit.

“Ai më ka ndihmuar gjithmonë të bëhem një version më i mirë i vetes. Me shembuj dhe me inkurajim, ai më ka motivuar të punoj fort dhe të jem gjithmonë vetja dhe të mbroj atë që besoj”.

“Këtë bën ai. Ai nuk ka lënë asgjë në mes”.

“E kam admiruar babanë tim gjithë jetën. Dhe e dua me gjithë zemër,” e mbylli ajo fjalimin.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤