Truku që ju shpëton një herë e mirë nga grisja e getave

Pasi kaluat më shumë se tre orë në dush, duke bërë grimin dhe zgjedhur veshjen ideale (dmth një prej 100 kombinimeve që nuk nguruat aspak t’i provonit para pasqyrës pavarësisht temperaturave të ulëta që do të ”trembnin” edhe ariun polar) më në fund jeni gati.

Por jo edhe aq gati pasi ju kanë ngelur vetëm getat.

Ky është momenti që duhet të tregoheni më të kujdesshme se kurrë pasi mjafton veç një fije dhe getat tuaja mund të grisen në një fraksion sekondi.

Për fat të mirë, këtij problemi mesa duket i ka ardhur fundi sepse ekziston një mënyrë e thjeshtë që ju të shpëtoni nga ky problem i bezdisshëm.

Futini getat në një qese plastike, nga ato me zinxhir që përdoren për konservimin e ushqimit, dhe lërini në ngrirje gjatë gjithë natës.

Në mëngjes hiqini nga qesja dhe lërini të ”shkrihen” pranë një kaloriferi dhe vishini.

Mund të duket shaka, por sipas Denise Caldwall ky truk funksionon vërtetë pasi i ftohti forcon fibrat e getave duke i bërë ato më rezistente.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤