Trend i ri i grimit: Mënyrë krejtësisht ndryshe e konturimit për dukje të freskët!

“Fajtori” kryesor dhe përgjegjës për faktin që në disa vite të fundit që konturimi është bërë trend në botën e bukurisë të quhet Kim Kardashian West.

grimi 1

Picture 1 of 2

Ky trend grimi që nga viti 2015 është bërë i popullarizuar në tërë botën dhe pikërisht atëherë vrullshëm është shtuar interesimi për paletat për konturim, të cilat janë bërë ndër produktet më të kërkuara të grimit.

Pra, fare nuk befason duke pasur parasysh efektin i cili arrihet me këtë teknikë dhe kjo është mënyra e posaçme e lojës me tonet e shndritshme dhe të errëta të grimit në mënyrë që të arrihet efekti i fytyrës më të hollë dhe “më të dobët”.

Megjithatë, të gjithë ata shembuj tipikë të konturimit, ku shumë lehtë janë të dukshme vijat e trasha dhe të errëta në fytyrë, po bëhen çështje e së kaluarës.

Në vitin 2017 në skenën e grimit po sundon një stil krejtësisht i ri i konturimit, i cili anon shumë drejt dukjes së butë, skofiare dhe natyrale, pa kalime qartë të dukshme të produktit të grimit.

Kim, e cila është bërë e famshme me këtë truk grimi, tani përdor mënyrën më pasionante dhe më reduktuese të konturimit që duket dukshëm më i freskët, ndërkaq për të meritë ka pikërisht teknika e re për të cilën po shkruajmë.

Konturat minimaliste dhe thuajse elegante kanë pushtuar pistat e modës, nga revyja e Michael Kors -it deri te e J.W. Anderson-it, ku në plan të parë është theksuar lëkura e shkëlqyer, e cila nënkupton dukje të freskët dhe natyrale, assesi teni i errët.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤