Traileri filmit FAST & FURIOS 8 del në vetëm pak ditë

auto_auto_vlcsnap-6694-08-04-12h06m07s745-550x29914811271491481129174

Të gjithë janë në pritje të trailerit zyrtar të FAST & FURIOS 8. Publikimi i një video me përmbledhjet e skenave më të bukura të sagës FAST & FURIOS, dhe me prapaskenat e episodit të ri ka shtuar kuriozitetin e fansave të filmit.

Mungojnë vetëm pak ditë nga 11 Dhjetori, data e publikimit të trailerit zyrtar të filmit të shumëpritur, Fast & Furios 8.

Publikimi i trailerit do të bëhet me një event që do të mbahet drejtpërsëdrejti në Facebook, nga Neë York-u me protagonistët e filmit.

Por ndërkohë publikimi i një video e cila ka një përmbledhje me skena të ndryshme të sagës, dhe mbi të gjitha me disa prapaskena të episodit të ri, ka ngjallur më shumë kuriozitet ndërsa të gjithë fansat janë në pritje.

Fast & Furios 8, drejtuar nga F. Gary, do të ketë në kastin e aktorëve sërish Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Dwayne Johnson, Kurt Russell etj, fytyra që jemi mësuar ti shohim edhe në episodet e mëparshme.

Por aktorë të rinj i janë bashkuar veteranëve të filmit të famshëm.

Ndër ta edhe Charlize Theron, e cila do të jetë në rolin e personazhit negativ të radhës.

Fast & Furios 8 do të jetë i pari i një triologjie të re, që do të vijojë më pas me dy filma të tjerë të parashikuar për në Prill të vitit 2019 dhe Prill 2021.

E ndërsa Fast & Furios 7 arriti një shumë fitimesh prej 1.5 miliard dollar, mbetet për tu parë nëse filmi i radhës nga Universal Studios do të jetë po aq i suksesshëm.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤