Tjetër ngjarje misterioze në Londër, gjendet i vdekur Nikolai Grushkov, armiku i Putin

Efektivët e antiterrorit në Londër kanë nisur hetimet për vdekjen ‘e pashpjegueshme’ të ortakut të biznesmenit Boris Berezovski, armikut të betuar të Vladimir Putinit edhe ky i vdekur në Londër (u gjet i varur në Londër në 2013-ën). Nikolai Grushkov, 69 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në New Malden në jug të Londrës të hënën në mbrëmje.

Vdekja e 69-vjeçarit rus ndodhi tetë ditë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës.

Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

Grushkov ishte ndihmësi më i afërt i Berezovskit i cili vdiq në rrethana misterioze në vitin 2013 në shtëpinë e tij në Surrey.

Vdekja e Grushkovit vetëm tetë ditë pas tentativës së vrasjes ndaj Sergei Skripal, agjenti i dyfishtë rus që shiti sekretet shtetërore tek “MI6”, mund të shkaktojë alarm edhe pse Scotland yard ka insistuar se nuk ka prova për të pohuar që të dy ngjarjet janë të lidhura.

Por miqtë e Berezovskit këmbëngulin se ai u vra me urdhër të presidentit Putin. Policia metropolitane tha në një deklaratë të lëshuar të martën pasdite se “një hetim është duke u zhvilluar pas vdekjes së Grushkov në lagjen Kingston”.

Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohën kur ai drejtonte linjën ajrore ruse, Aeroflot.

Glushkov i mohoi të gjitha akuzat kundër tij. Policia britanike ka vendosur të hetojë 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit.

Ndërkohë të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor rus në sulmin e ndodhur në territorin britanik.

Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka cilësuar një “gjepur”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤