Aktualitet

Tjetër lëvizje e bujshme në Top Channel, largohet drejtori i komanduar






               Publikuar në : 22:21 - 23/02/18 |
mapo.al

Nuk ka paqe ne Top Channel. Jo se ka pasur ndonjëherë, por stabiliteti ishte identifikues për televizionin lokomotive të TV shqiptare, ku nëse hyje, nuk kishe arsye pse te dilje dhe nëse dilje, s’kishte shans te rihyje.


Tanimë, kush hyn e del, është lajm dhe i shpeshte e asgjë nuk habit me , ne TCH.

I fundit që u largua është Endri Xhafo, drejtori i komanduar i lajmeve, vënë me urgjencë pas largimit të Ballës, ish drejtor i lajmeve të TCH, tani gazetar i Vizion Plus.Me ardhjen e Ben Blushit ne drejtim, shume prej zgjedhjeve provizore dhe kaotike te Vjollca Hoxhës, po zëvendësohen prej ndryshimeve te qarta të Blushit. Ishte ai që kërkoi largimin e ish shoferit te zonjës Hoxha, nga posti i nëndrejtorit e prej nga dje edhe te nxënesit te Sokol Balles, nga froni i lajmeve te TV me ndikues ne vend.

Mesa duket intervista e Ramës , nuk i ka sjelle shume fat profesional, Xhafos, i cili megjithatë, mund te jete producent i lajmeve te TCH./ dritare.net

 



CLOSE
CLOSE
Pas