Tirana mirëpret samitin e parë të paqes

View Gallery
5 Photos
Tirana mirëpret samitin e parë të paqes
jt-thailand-religion_38150877-180516

Tirana mirëpret samitin e parë të paqes
14102405_10157357697580083_3286133725728729657_n

Tirana mirëpret samitin e parë të paqes
14021523_10157369220660083_5340061938117750054_n-1

Tirana mirëpret samitin e parë të paqes
A Buddhist monk stands in front of the Wat Phra Dhammakaya temple in Pathum Thani province, north of Bangkok before a ceremony on Makha Bucha Day

A Buddhist monk stands in front of the Wat Phra Dhammakaya temple in Pathum Thani province, north of Bangkok before a ceremony on Makha Bucha Day February 22, 2016. The Dhammakaya temple is regarded as the country's richest Buddhist temple. Makha Bucha Day honours Buddha and his teachings, and falls on the full moon day of the third lunar month. REUTERS/Jorge Silva TPX IMAGES OF THE DAY

Tirana mirëpret samitin e parë të paqes
7ce56efb727042db64777ebd79e6ea6b

Shpesh keni probleme për të kapërcyer pengesat e jetës? Po mendoni si të çliroheni nga dhimbja dhe të arrini objektivat tuaj? Do të dëshironit të dinit më shumë për misionin tuaj në jetë? Po sikur t’ia drejtoni gjithë këto pyetje një murgu budist?Philippines 2011 – 061 (2)

 

World Peace Intiative Foundation do të organizojë për herë të parë në Tiranë, Samitin e Paqes për vendet e Evropës Juglinore.

 

Qëllimi i samitit është të angazhojë drejtues të rinj mendje hapur dhe suporton zhvillimin e tyre si ndryshim bërës në mënyrë për të kontribuar në ndryshimin e rajonit të tyre.

 

Nga 15-18 dhjetor, Meditation Clinic do të organizohet si një pjesë e South East Europe (SEE) Peace Summit në Hotel Kontinental në Tiranë ku dy murgj Budist dhe mësues meditimi nga Tailanda.

 

Të dy murgjit mësues drejtojnë meditimin dhe mindfulness për vetë – zhvillim, rritje dhe fuqizim personal për më shumë se 10 vjet në të gjithë botën.

 

Gjatë Meditation Clinic – i cili konsiderohet si një eksperiencë “që të ndryshon jetën” ose “pikë kthimi” nga shumë, murgjit e mençur Budist janë të gatshëm të diskutojnë një gamë të gjerë pyetjesh: (1) meditimi dhe vetë – zhvillimi; (2) si të tejkalojmë problemet dhe pengesat e jetës; (3) mjete për të gjetur misionin e jetës; (4) disiplina ditore dhe arritje objektivash; (5) si të menaxhoni përgjegjësitë dhe të shijoni jetën; (6) si të çliroheni nga një problem; (7) si të jemi të lumtur këtu dhe tani; (8) si të përballemi me dhimbjen; (9) nëse praktikoni meditimin mund të pyesni për eksperiencën tuaj e të merrni udhëzime; (10) si të qëndrojmë të qetë në jetën e përditshme; (11) të praktikoni çfarë mundeni për të përmirësuar marrëdhënien me familjen dhe shokët; (12) të mësoni për jetën e përditshme të murgjëve Budist Theravada; (13) ose sygjeroni ju temën/pyetjet për të cilat doni të diskutoni.

 

LP John Paramai Dhanissaro (Supadulchai), referuar si “Luang Phi John”, ka lindur në Bangkok dhe është diplomuar si për studimet Bachelor dhe Master në Inxhinjeri Kompjuterike në Chulalongkorn University and Asian Insitute of Technology. Në vitin 2003 ai i përthelloi studimet e tij dhe kompletoi PhD në Telematematik në Norvegji. Gjatë studimeve të tij PhD, ai u frymëzua shumë dhe zhvilloi interes të madh mbi meditimin. Në 2008 Luang Phi John bëhej një murg Budist Theravada në Tailand, dhe më pas u ftua të bashkohej me Peace Revolution si një instruktor meditimi.

 

LP Pasura Dhantamo ka lindur në Tailand dhe ka mbi 25 vjet eksperiencë në meditim. Ai ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka drejtuar ë orkshop mbi meditimin dhe retreat në shtete në të gjithë botës. Phra Pasura Dantamano vepron si kryetar i murgjëve mësues, këshilltar dhe zhvillues i kurikulës në Peace Revolution Project. Ai udhëton përgjatë Amerikës Veriore, Amerikës Jugore, Afrikës, Europës dhe Azisë për të drejtuar retreat, trajnime, ë orkshops dhe prezantime. Ai është gjithashtu përgjegjës për organizimin, këshillimin, location-scounting, menaxhimin e mikpritjes drejtimin e ceremonive të ndryshme religjose dhe trajnimeve – e.g. Novice Ordination Programs, ‘V-Star’ Youth Morality Development, ‘Ë orld Peace Ethics Contest’, Vesak Floating Lantern Ceremony – në vënde të ndryshme përgjatë Azisë, Afrikës dhe Europës. Përgjatë gjithë vitit kalendarik, Phra Pasura Dantamano ndihmon Ë BSY me organizim/koordinimin në planifikimin e eventeve, zhvillimin, net working, mësimin e meditimit dhe ndërtimit të paqes, gjithashtu këshillimin e tij për projektet rinore.

 

 

 

 

 

Çfarë përfitimesh sjellë meditimi?

 

Mindfulness në sensin më të thjeshtë dhe universal është një disiplinë mendore që përfshin ushtrimin e vëmendjes, na mëson se si ta përdorim mendjen në  mënyrë sa më efikase dhe të  fokusohemi  në  ato gjëra që  janë  më  të  nevojshme duke na ndihmuar të  jetojmë  plotësisht dhe të  vetëdijshëm. Mindfulness konsiston në  fokusimin në  të  tashmen, këtu dhe tani.

 

Aplikimet e meditimit dhe mindfulness në  fushat e kujdesit për shëndetin dhe të  zhvillimit personal vazhdojnë  të  rriten vit pas viti. Përfitimet e meditimit bazuar në  mindfulness janë:

 

Në fushën e shëndetit mendor:

 

Parandalim i depresionit, ankthit, çrregullimeve të  panikut, reduktimin e stresit, menaxhimin e emocioneve, rregullimin e gjumit.

 

Neuroshkencë :

 

Ndryshime strukturale dhe funksionale në  tru, rigjenerim i qelizave të  reja të  trurit veçanërisht në  memorie dhe në qendrat e funksioneve ekzekutive, parandalim të  dementias, aktivitet i reduktuar i amigdales.

 

Në fushën klinike:

 

Menaxhim i dhimbjes, kontroll i simptomave, përmirësim i metabolizmit

 

Përmiresim i performancave:

 

Akademike, sportive, lidership etj

 

Ne jetojmë në një botë tepër të lidhur me stimujt e jashtëm. Çdo herë që një konflikt del në pah ne priremi të gjejmë përgjigjen jashtë vetes sonë, duke harruar dhe duke shkëputur veten çdo herë e më shumë nga forca jonë e brendshme dhe urtësia. Pjesën më të madhe të rasteve zgjidhja dhe dija gjendet brenda vetes sonë. Këto kurse janë të hapura për të gjithë  ata që duan të eksplorojnë mundësitë e meditimit si një mjet për të arritur mindfulness dhe përfitimet që ka në jetën tonë të përditshme.

 

Në 30 vite një shpërthim i kërkimeve shkencore është kryer në lidhje me atë që ndodh në trurin tonë kur ne meditojmë. Neuroshkenca ’contemplative’ studion stadet e praktikave të meditimit, të cilat ngadalësojnë aktivitetin e anës së djathtë së korteksit prefrontal të trurit tonë ku emocionet negative si mërzia dhe nervozizmi qëndrojnë, duke zhvilluar anën tjetër ku qëndrojnë kreativiteti, lumturia dhe dhembshuria.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤