Të vërtetat jetësore që askush nuk dëshiron t`i pranojë

Të gjithë përballemi me disa të vërteta të rëndësishme që i injorojmë dhe nuk i pranojmë tek vetja apo tek të tjerët dhe nuk dëshirojmë të flasim për to. Është e vështirë për neve të përballemi me faktin se nuk jemi të përsosur dhe se zemrat e tona të vockla janë hakmarrëse, aspak të mira, dhe se nuk jemi personat e mirë që pretendojmë të jemi.

Shumica prej nesh nuk di çfarë të bëjë me jetën e tyre. Kuptojmë shumë pak dhe në të shumtën e rasteve futemi në mjegull, duke shpresuar se jemi në rrugën e duhur. Insistojmë të kontrollojmë gjërat në vend se t`i lëmë të rrjedhin natyrshëm dhe të kujdesemi për shenjat rrugore. Kur përfundojmë të pakënaqur me jetën atëherë e harrojmë faktin se është faji i ynë dhe vetëm ne jemi përgjegjës.

Problemi më i madh në komunikim është ai që nuk dëgjojmë që të kuptojmë. Dëgjojmë që të përgjigjemi dhe në të shumtën e rasteve mendojmë për fjalët që do i flasim derisa sipërfaqësisht dëgjojmë bashkëbiseduesin duke mos i kushtuar rëndësi.

Njerëzit gëzohen kur keni suksese por jo kur keni më tepër se ata. Shumica e njerëzve ju duan dhe kujdesen për ju, por vetëm kur jetoni më modestë se ata, të mos jeni konkurrencë e tyre dhe të mos i rrezikoni në asnjë mënyrë.

Shpesh krahasojmë gabimet tona që vetëm ne i dimë me sukseset e të tjerëve që janë të njohur botërisht. Me këtë gjë e shkatërrojmë vetëbesimin tonë dhe krijojmë një atmosferë të keqardhjes për veten.

Tërë kohën duhet të marrim vendime. Sjellja e një vendimi shpesh evitohet nga njerëzit deri në momentin kur janë të detyruar të sjellin një vendim dhe të mos kenë opsione tjera përveç se reagimit. Nuk dëshirojmë të përballemi me probleme dhe dëshirojmë që ata të zgjidhen vetvetiu.

Pamja është e rëndësishme. Shpesh flasim se si pamja e jashtme nuk është e rëndësishme mirëpo realiteti është se njerëzit me pamje të mirë kanë më tepër sukses, janë më të famshëm në shoqëri dhe kanë rreth më të gjerë të miqve. Kjo botë i përkulet bukurisë dhe tërheqjes fizike.

Nëse keni dikë në jetë i cili gënjen, mashtron dhe manipulon me të gjithë rreth vetes së tij, ai nuk do të sjellet ndryshe me juve edhe pse ju mendoni se jeni e veçantë në jetën e tij. Këtë gjë do e kuptoni herët a vonë, ju nuk jeni aspak e veçantë nga të tjerët.

Nëse mendoni se diçka nuk është në rregull me ditën e hënë atëherë diçka nuk është në rregull në jetën tuaj. Nëse fillimi i punës ju rëndon do të thotë se jeni futur në një model robotik të funskionimit që nuk ua mundëson pushimin dhe nuk gjeni komfort në punë pa marrë parasysh se sa mirë paguheni. Zgjedhni që të vuani nga të hënat në vend se të ndërmerrni diçka në përmirësimin e gjendjes suaj në punë, të vendosni qëllimet e juaja dhe të luftoni për arritjen e tyre.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤