Të rinj, të bukur, të talentuar; Njihuni me gjeneratën e re të aktorëve!

Një shfaqje që i vuri në qendër të vëmendjes.  Ishte vepra e fuqishme, koncepti regjisorial, kasta e aktorëve me emër të skenës, që e bënë shfaqjen të ishte më e mira e sezonit të kaluar dhe ishin këta tre të rinj, që e njohën  publikun me gjeneratën e re të aktorëve shqiptarë.

E kanë shijuar me të drejtat e plota  famën që trokiti menjëhershëm në derë të tyre, por me një kthjelltësi profesionistësh janë të mendimit se karriera ndërtohet me hapa të vegjël çdo ditë, rol pas roli, shfaqje pas shfaqje. Igli Zarka, Krist Lleshi, Ermir Jonka zbulojnë projektet e reja të vjeshtës

Suksesi i jashtëzakonshëm i “Equus” –për  nga publiku i interesuar që e mbushi  sallën  e teatrit plot deri në shfaqjen e fundit, por edhe vlerësimet në medie të  një shfaqjeje që përtej cilësisë me të cilën e solli regjisori boshnjak Dino Mustafiç  u quajt edhe si një thyerje tabush –ia  ka lënë vendin ditëve më të qeta. Është fund gushti dhe ata të tre sapo janë kthyer nga pushimet. E kanë shijuar me të drejtat e plota  famën që trokiti menjëhershëm në derë të tyre, por me një kthjelltësi profesionistësh janë kthyer në qytet me sytë drejt projekteve të reja.

Igli Zarka, me tipare të skalitura bukur  në portretin e tij, të sjell ndërmend Jim Morrison në ditët e lavdisë dhe adhurimit prej fansave. Krist Lleshi me sy të thellë blu e shumë shprehës  sa do e shihje natyrshëm në role të errët si zonja Makbeth,  apo edhe të brishtë e romantik si një Zhuljetë.  Ermir Jonka më flokët e tij të lyer gri mund të ishte fare mirë një nga personazhet e filmave  dhe serialeve epikë  si  “Lord of the Rings” apo “Game of Thrones” .

Pasi u zgjodhën  përmes një audicioni nga regjisori Mustafiç,  për dramën tronditëse të britanikut Petter Shaffer,  të sapodiplomuarit për aktrim nga Universiteti i Arteve, u gjendën duke interpretuar për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar bashkë me pedagogët e tyre.

Ishte vepra e fuqishme, koncepti regjisorial, kasta e aktorëve me emër të skenës, që e bënë shfaqjen të ishte më e mira e sezonit të kaluar dhe ishin këta tre të rinj, që e njohën  publikun me gjeneratën e re të aktorëve shqiptarë. Nuk ishte thjesht fati i të qenit në vendin e duhur e në kohën e duhur, duke garuar në audicione për rolet e Alan Strang, kalorësit apo Jill Mason. Janë pesë vite studim dhe përkushtim për t’ia dalë përtej projekteve në universitet.

Pas kësaj shfaqjeje që i bëri të debutonin me këmbën e mbarë, tre të rinjtë duken me këmbët në tokë dhe nuk presin që  të thirren nga regjisorët veçse presin që të gjitha shfaqjet teatrore apo projektet kinematografike të japin mundësinë e audicioneve, ku të gjithë trajtohen si të barabartë në garën e fitimit të një roli. Ndaj janë të mendimit se karriera ndërtohet me hapa të vegjël çdo ditë, rol pas roli, shfaqje pas shfaqje. Tashmë të gjendur në botën e profesionit, të cilën e zgjodhën me pasion dhe po e ndërtojnë me punë, nuk kanë vonuar për t’u angazhuar  me projekte të reja…

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤