Të pathënat e Aleksandër Arvizu…

Nga Alqi Koçiko
Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka vizituar Shqipërinë i ftuar nga Presidenti Ilir Meta. Në intervistën e mëposhtme ai flet për situatën aktuale, shpresat që ka për vendin dhe marrëdhëniet me politikanët e të dy krahëve.

– Zoti Ambasador, ju falënderojmë për bisedën. Ndonëse misioni juaj në Shqipëri përfundoi katër vjet më parë, ju keni ruajtur kontaktet përmes vizitave, intervistave dhe bisedave me miqtë që keni këtu. Sa e rëndësishme ishte për ju puna në Shqipëri?

– Personalisht, ashtu si dhe profesionalisht, ishte shumë e rëndësishme, kuptimplotë, sepse ishte pozicioni më i lartë që kam pasur në Departamentin e Shtetit. Kam kaluar 36 vjet në shërbimin e jashtëm, pjesa më e madhe e kësaj përvoje në Azi, në katër vende të ndryshme, të cilat i kam përmendur më parë. Pasi u largova nga Shqipëria punova si zëvendës-ndihmës sekretar në INL, agjencia ndërkombëtare kundër drogës dhe për zbatimin e ligjit, dhe në kapacitetin e atij posti e kam vizituar dy herë Shqipërinë.

U largova nga Departamenti i Shtetit në shtator 2017; mund të thuhet që më hoqën. Më ftuan të kthehesha në Departamentin e Shtetit në qershor 2018 për të punuar me një projekt të lidhur me Azinë. Ishte i rëndësishëm dhe e kam shijuar punën me kolegët, por e kuptova që nuk ishte i duhuri për mua dhe u largova sërish në fund të shtatorit 2018. Që atëherë kam marrëveshje me German Marshall Fund të Shteteve të Bashkuara, me bazë në Washington, dhe titulli im është bashkëpunëtor i shquar i përhershëm. Po e pres me padurim atë detyrë. Duhet të them se megjithëse zyrtarisht punoj për ta, për momentin po flas si qytetar privat, kështu që nuk përfaqësoj pikëpamjet e GMFUS. Ky është një ndryshim i madh, sepse më parë u thosha njerëzve që si diplomat nuk kisha luksin e pikëpamjes personale, gjithçka që thosha ishte zyrtare. Tani kam pikëpamje personale…

– Po përpiqem të përfitoj nga kjo, zoti Arvizu. Ju ishit i ftuar në një emision televiziv sot (e hënë, 26 nëntor) dhe kritikuat situatën aktuale në Shqipëri, kryesisht atmosferën sociale, tendencën e njerëzve për të ikur për një të ardhme më të mirë… Çfarë ka ndodhur në këto katër vjet në Shqipëri, sipas pikëpamjes suaj dhe informacioneve që keni? A ka pasur ndryshime dhe në ç’drejtim?

– Pyetje interesante dhe paksa e vështirë. Megjithëse mendoj se do të kishte qenë edhe më e vështirë të përgjigjesha nëse do të jetoja në Shqipëri (qesh). Duhet të them, më duket se ka njëfarë progresi, nëse sheh Tiranën për shembull. Dhe nuk po flas për ndërtimet e reja apo për sheshin e ri… Duken mirë. Por nga ajo që kuptoj, ka procedura më të mira për mbledhjen e taksave, ashtu siç duhet të ketë një vend normal. Në këtë drejtim, është mirë. Sigurisht që ka njerëz që ankohen, por kjo vjen për shkak se tani duhet të paguajnë, ndërsa në të shkuarën nuk e bënin.

Pastaj janë reformat e ndryshme. Megjithatë, sipas asaj që mendojnë shumë njerëz me të cilët kam folur, qofshin liberalë, konservativë apo midis, disa thonë se gjërat janë pak më mirë; të tjerë thonë që nuk ka shumë ndryshim, disa thonë është më keq. Sidoqoftë, mbledhja e më tepër taksave është njëra anë. Ana tjetër është ajo çka njerëzit marrin në këmbim. Kjo pjesë për mua është pak e paqartë. Nuk jam në pozitë të them se nuk po marrin asgjë, por nuk e kam të qartë se sa përmirësime ka si rezultat i këtyre fondeve shtesë dhe procedurave më të mira.

– Zoti Arvizu, Shqipëria po hyn në një periudhë thelbësore duke pasur parasysh udhëtimin evropian, mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimit qershorin e ardhshëm. Për ju, si diplomat amerikan – apo si vëzhgues nëse dëshironi – sa e mundur është kjo, duke ditur zhvillimet e fundit në BE dhe sigurisht duke e njojhur Shqipërinë?

– Para së gjithash, e kuptoj që për shkak të zgjedhjeve në BE kjo është një vitrinë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Nëse negociatat nuk do të hapen, do të bëhet më e vështirë dhe do të zgjatë më tepër. Shpresoj që Shqipëria të ketë sukses. Megjithatë, vetë BE po ndryshon shumë. Një nga anëtarët kryesorë largohet së shpejti. Ndaj le të jemi të ndershëm. Njerëzi flasin për integrim, anëtarësim, etj, prej sa kohësh? Thuajse çerek shekulli.

Nuk do të ndodhë shpejt. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë realistë për kohën që kjo kërkon. Për mua, që e konsideroj veten mik të shqiptarëve, gjëja më e rëndësishme është trajektorja, jo tabela kohore. Kjo do të thotë që për popullin e Shqipërisë nuk ka rrugë tjetër veç Perëndimit. Më saktë, një marrëdhënie shumë speciale me Shtetet e Bashkuara dhe integrimi në BE.
Disa njerëz në Evropë ndoshta nuk e duan këtë, por kjo është jeta. Destinacioni është i pashmangshëm, ndaj këshilla ime për popullin, qeverinë shqiptare, opozitën, është të punojnë fort, në mënyrë konstruktive, dhe të mos dekurajohen për shkak se nuk u arrit një afat apo nuk u përmbush një kusht.

– Tani që nuk keni kostumin e Ambasadorit, mund të flisni për marrëdhëniet tuaja me aktorët kryesorë politikë në Tiranë, atëherë dhe tani?

– Para së gjithash, jam i nderuar që gjendem këtu me ftesë të Presidentit Meta për të marrë çmimin. I jam mirënjohës Presidenti dhe njerëzve që përkrahën ardhjen time, dhe jam shumë i prekur. Përsa u përketë liderëve politikë ndoshta mund të përgjigjem duke folur pak për vizitorët e kohëve të fundit në Ëashington, pasi deri tani vonë kam qenë në Departamentin e Shtetit por tani nuk jam më.

Disa më thonë kur vijnë në Ëashington që do të jenë atje dhe të takohemi. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por Presidenti Meta, kur ishte kryetar parlamenti, e gjente gjithmonë kohën të më takonte, gjë që e vlerësoj shumë. Zoti Rama, që nuk ka ardhur shpesh, edhe ai më ka takuar. Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, zoti Ruçi erdhi vitin e kaluar dhe drekuam bashkë. Edhe Fatmir Xhafaj, zonja Kodheli, zoti Veliaj, kryetarja e LSI zonja Monika Kryemadhi, zoti Vasili, ish-anëtarë të PD, si Majlinda Bregu (s’besoj se iu vjen keq që po them ish…), edhe Genc Ruli, të cilin e takoj kur vij këtu. Ata që quaj miq nga PD i kanë larguar. Dhe i vutë re besoj ata që nuk përmenda në këtë numërim…

– Janë dy prej tyre. Lideri aktual i PD…?

I kam thënë shumë herë që kur të jetë në Ëashington të më telefonojë, të shihemi, edhe pse e di që është shumë i zënë e ka shumë kanale. Nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm me të, por edhe me tjetrin…
– Më falni që ju ndërpres. Përkufizimi juaj i parë për zotin Basha më 2011 ka bërë histori këtu, ylli në ngjitje i politikës shqiptare…

– (Qesh) Me keqardhje, mund të thuhet që zgjedhjet lokale më 2011 ishin fillimi i fundit për PD. Megjithatë, nuk përmenda as zotin Berisha. Nuk është sekret që të gjithë ambasadorët e fundit amerikanë, zoti Ëhithers, unë, zoti Lu, kur jemi larguar, marrëdhëniet me zotin Berisha dhe PD nuk i kemi pasur aq të mira si në fillim. Pse kështu? Mendoj që njerëzit e dinë përgjigjen. Kur erdhi zoti Ëhithers, zoti Berisha ishte në pushtet e kështu ishte edhe kur Ëhithers u largua. Me zotin Lu, Berisha ishte në opozitë në të dy rastet. Kur erdha unë, ishte në pushtet, kur u largova, zoti Berisha ishte në opozitë. Interesante, apo jo…

– Shqipëria dhe rajoni. Në pamje të parë, faktori shqiptar në Ballkan nuk ka pasur kurrë ditë më të mira, për arsyet që dihen: Shqipëri, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi… nga ana tjetër janë nismat e përkrahura nga BE për bashkëpunim rajonal dhe krijimin e zonave të përbashkëta ekonomike. Por disa mund të thonë që këto janë mënyra të sjellshme nga BE për të mbajtur distancë nga rajoni, ndërsa faktorë të tjerë jashtë BE-SHBA po nxitojnë të mbushin boshllëkun. Si ju duket kjo panoramë?

– Më duket një përshkrim i mirë i situatës këtu. Rajoni është ende një vend i paparashikueshëm. Përmendët Shqipërinë, që është rast specifik. Sigurisht, pavarësisht gabimeve, gjithkush i jep zotit Berisha dhe PD kredit për ndryshimin e regjimit, orientimin evropian dhe përqafimin e plotë të miqësisë me SHBA. Tani Shqipëria është në NATO, vendet e tjera të rajonit po përparojnë. Kështu që po, çdo boshllëk që Perëndimi krijon këtu do të mbushet nga vendet e tjera, fuqitë e tjera. E di që kjo është e lodhshme, por ju, Kosova dhe vendet e tjera duhet të vazhdoni drejt Perëndimit. Sidomos Kosova, i bëj thirrje të ecë drejt destinacionit evropian.

– A është zvogëluar interesimi dhe përfshirja amerikane në rajon?

– Jam dakord. Por meqë mund të flas lirshëm tani (buzëqesh), kam një pikëpamje dis radikale. Shoh përfshirjen amerikane në disa konflikte nëpër botë, Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Libi… Sigurisht që nuk është vetëm SHBA për t’u fajësuar (përveç Irakut), por të gjitha kanë qenë shumë problematike dhe tmerrësisht të kushtueshme për sa i përket buxhetit, burimeve dhe jetëve njerëzore, humbjeve civile… Katastrofike, për të gjitha administratat. Më duket se sikur një pjesë e atyre parave të përdorura për gjithë ato operacione të ishin përdorur në Ballkan si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me BE, për promovimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, institucione të forta, etj, do të kishte qenë investim shumë më produktiv. Ka shumë dështime për sa u përket ndërhyrjeve amerikane pas Luftës II Botërore, por në mendje më vijnë dy suksese të mëdhenj: Japonia dhe Korea e Jugut. Kjo mund të ishte aplikuar edhe për Ballkanin.

– Ju keni kritikuar një lloj krenarie boshe të shqiptarëve dhe përhapjen e cinizmit e të hipokrizisë të shoqëruar me promovimin e vlerave false, kritika që njerëzit e thjeshtë i bëjnë për politikanët, partitë, vetë sistemin. Ku po na çon kjo? Më kujtohet se si para disa vjetëve ju këshilluat ta zëvendësonim këtë ‘krenari’ me ‘dinjitet’…

– Shikoni, shqiptarët kanë shumë vlera dhe do të më merrte një kohë të gjatë po t’i përmendja. Dhe është fakt që historia nuk i ka trajtuar dhe aq mirë shqiptarët. Edhe sot, Shqipëria si vend dhe qytetarët e saj nuk trajtohen me respektin dhe dinjitetin që meritojnë nga të tjerët. E kuptoj pse mund të ketë disa keqardhje midis shqiptarëve. Keqardhja sjell zemërim. Është plotësisht e kuptueshme. Por nëse Shqipëria si vend i vogël reagon në një farë mënyre kjo vetëm do të forconte disa stereotipe dhe ta keqësonte situatën, duke u dhënë të tjerëve justifikime.

Pra, a do të ndryshojë ndonjë gjë? Nga koha e kaluar këtu, kam parë krenarinë pozitive shqiptare, patriotizmin e vërtetë, dinjitetin e individëve, ndjenjën e familjes, idenditetin. Pyesja veten se çfarë do të ndodhte nëse do ta kanalizonim këtë energji pozitive, këtë forcë bashkuese kombëtare… Ky vend është i aftë për shumë gjëra. Kur shoh njerëzit që bëjnë shqiponjën, prekem, sepse e di çfarë do të thotë: Krenari e të qenit shqiptar. Ajo që dua të shoh është më tepër përpjekje dinjitoze për ta kontrolluar atë energji dhe shndërruar në rezultate reale.

Botuar në Albaniandailynews.com

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤