Të mos gjykosh të tjerët!

auto_1-50-1-780x4391487105233

Përgjatë jetës gjithmonë duhet të gjykojmë të tjerët, t’i vlerësojmë, të vendosim nëse mund t’u besojmë atyre. Por, a ka ndonjë kriter që mund ta ndjekim?

Ndjekim këshillat e mëposhtme:

Mos i besoni verbërisht përshtypjes së parë

E para është përshtypja që krijojmë. Herën e parë që takojmë dikë, ende nuk e kemi një ide të saktë për të. Regjistrojmë në mendje të gjitha mesazhet verbale dhe joverbale si të jetë një film i regjistruar. Dhe nëse personi që kemi përballë nuk di asgjë rreth nesh, sigurisht që nuk di sesi ta fshehë sjelljen e tij.

Në këtë mënyrë kemi mundësi të perceptojmë diçka nga sjellja e tij. Sigurisht, përshtypja e parë mund të jetë e gabuar. Ka njerëz që janë stërvitur për t’u paraqitur gjithmonë në mënyrë sa më të këndshme dhe fshehin brenda vetes një shpirt të egër.

Informohuni për personin që keni në krah

Për këtë arsye vlen që të informohemi. Ky është kriteri i dytë për të mos e gjykuar dikë negativisht. Para së gjithash bisedoni gjatë me të, duke i bërë pyetje spontane, duke e dëgjuar me vëmendje ndërkohë që bashkëbisedon me ju. Por mbi të gjitha duke studiuar të kaluarën, duke analizuar gjithçka thotë për njerëzit me të cilët ka marrëdhënie të ngushtë. Është sjellë në mënyrë të ndershme, të sinqertë, apo ka gënjyer dhe mashtruar?

Mos kini frikë se mund të jeni i bezdisshëm. Është më se e drejtë të krijoni një ide objektive se kush është personi që keni përballë. Nëse është sjellë mirë, mund të zbuloni cilësi të jashtëzakonshme, të cilat nuk i keni menduar ndonjëherë se mund t’i ketë, shkruan revista Psikologji. Por, nëse është një njeri i keq, është mirë ta merrni vesh sa më shpejt të jetë e mundur.

Pyesni veten për situata të ngjashme

Në fund është edhe një kriter i tretë. Kur t’ju duhet të merrni një vendim të vështirë, pyesni veten: “Si do të ishte sjellë personi që sapo kam njohur po të ishte në vendin tim?”. Ndoshta mund t’ju lindin dyshime. Do të kuptoni se ka shumë gjëra që ju ndajnë. Por gjithashtu mund të zbuloni se është shumë më tepër bujar sesa ju, por edhe më sipërfaqësor e cinik.

Nëse në fund duhet të zgjidhni një menaxher apo një bashkëpunëtor të ngushtë, pyesni sërish veten: “Çfarë do të bënte ky person nëse do të ishte shumë më tepër i pushtetshëm?”. Në fund do të kuptoni se disa njerëz servilë mund të bëhen hakmarrës, inatçorë dhe deri edhe në mizorë. Thonë se pushteti korrupton. Provoni të imagjinoni që personat, të cilët ju rrethojnë kanë pushtet dhe e ushtrojnë pushtetin e tyre tek ju.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤