TË GJITHA PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHALQIRIT

shalqiËshtë një ushqim antikancerogjen dhe përmban shumë vitamina, potasium, likopen. Përmbajtja e lartë e ujit në shalqi ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Cilësohet si një “bombë” e vërtetë me vitamina, potasium, likopen, karrotenoid dhe antioksidantë. Shalqiri është edhe një mik i vërtetë i kockave dhe një ushqim me veti të larta antikancer. Pavarësisht nëse hahet me kuba apo një fetë e tërë, konsumimi i shalqirit garanton freski duke injektuar gjithashtu edhe substanca tejet të dobishme për trupin me zero yndyrë. Ky produkt ushqimor përmban pak sheqer si dhe është një aleat në dietën e shëndetshme pasi ka përmbajtje të lartë uji, çka zvogëlon fuqinë e sheqerit në gjak, duke reduktuar atë.

Studimi

Dietologë të shumtë i kanë thurur “himn” vetive shëndetësore te shalqirit. Janë të shumta studimet e publikuara në revistën prestigjioze “New York Times” përmes të cilave janë promovuar vetitë shëndetësore të shalqirit, si produkti kryesor ushqimor për t’u konsumuar në verë. Sipas dietologëve shalqiri jo vetëm është i mirë, por bën shumë mirë për shëndetin tonë. Dietologët sqarojnë se shalqiri është një frutë i pasur me vitaminë A, C, B dhe potasium. Por vlera më e madhe e tij qëndron në përmbajtjen në nivel të lartë të likopenit, pigment që i jep ngjyrën e kuqe të thellë dhe që studime të shumta kanë treguar mbi efektin mbrojtës të sistemit kardiovaskularë, kundër goditjeve në tru dhe për rolin e tij mbrojtës kundër tumorit. Konsumimi shalqirit, ndër të tjera mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Një filxhan shalqi përmban 45 kalori.

Sëmundjet

Ai lufton kancerin në prostatë, tumore të ndryshme të aparatit tretës por edhe kancerin e gjirit. Shalqiri përmban shumë vitaminë C, likopenë, magnez dhe kalium. Është një nga frutat që këshillohet të konsumohet edhe nga personat që vuajnë nga hipertensioni dhe gurët në veshka. Në vendet arabike konsumohen dhe farat e shalqirit pasi ato janë shumë të pasura me acide yndyrore dhe luftojnë sëmundjet kardiovaskulare. Na japin shumë magnez dhe kripëra minerale.

Shalqiri sa më i ëmbël të jetë, ka nxehtësi më të madhe. Ai e freskon trupin dhe trurin, e shuan etjen, e rrit shpeshtësinë e urinës, e lehtëson kapsllëkun dhe i ndihmon ata që vuajnë nga pezmatimi i hemorroideve. Ngrënia e shalqirit ndihmon trupin për të nxjerrë jashtë gurin nga fshikëza e urinës dhe veshkat, ndërsa kompresa e njomur me farat e shalqirit mund të ndihmojë në eliminimin e njollave të diellit. Shalqiri shndërrohet shpejt në mjet për pastrim dhe laksativ i sekrecionit të parë që e gjen në tëmth. Ai e pastron stomakun, shpërlan fshikëzën urinare, pastron shikimin, rrit sasinë e lëngut spinal (Likuorin cerebrospinal), ndihmon në marrëdhëniet seksuale dhe e ndërprenë ftohtësinë. Për të qenë të plota dobitë e tij, shalqiri duhet konsumuar në stinën e vet, para dhe pas bukës, por nuk duhet ngrënë kur ke uri të madhe. Më i miri për t’u ngrënë është shalqiri që ka temperaturën e dhomës, por nëse hahet i ftohtë, mund të ekuilibrohet duke ngrënë bashkë me të edhe xhenxhefil, në mënyrë që të evitohet dëmi i mundshëm nga temperaturat e ulëta në stomak.

Fakte

Nuk duhet t’ju trembë ëmbëlsia e tij edhe pse janë të shumtë ata persona që nuk konsumojnë shalqi pasi mendojnë se përmban shumë sheqer. Por kjo ngatërresë e vogël, Jennifer McDaniel, zëdhënës i “Academy of Nutrition and Dietetics” bën një krahasim të thjeshtë për të shpjeguar sasinë e sheqerit që përmban shalqiri. Kështu një filxhan përmban rreth 9 gram sheqer, teksa një banane normale përmban 14-15 gram, ashtu sikurse edhe një tas boronicë. Në fund niveli glicemik, parametri që mat kapacitetin e një ushqimi për të rritur nivelin e sheqerit në gjak, te shalqiri indeksi është i lartë, por sipas dietologëve edhe kjo mund të krijojë ngatërresa, pasi është vërtetuar shkencërisht se sasia e lartë e ujit në shalqi mbyt fuqinë e sheqerit për të vepruar në trupin tonë.

 

Vetitë e lipokenit:

Frutat dhe perimet me ngjyre të kuqe përmbajnë likopen ose anthocyanins. Likopeni ndihmon në zvogëlimin e dëmit nga radikalet e lira në trupin tone dhe gjithashtu parandalon sëmundjet e zemrës dhe ndihmon ne uljen e rrezikut të kancerit të prostatës. Anthocyanins janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi dhe gjithashtu zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës nga dielli. Këto ushqime të kuqe ndihmojnë funksionin e memories, shëndetin e traktit urinar, dhe forcojnë zemrën.

Përzgjedhja:

Një shalqi femër është më e madhe dhe e ëmbël, dhe ka me pak fara. Një shalqi mashkull është më i vogël. Gjininë e tyre mund ta gjejmë duke hedhur një vështrim në anën e poshtme të shalqirit duke kërkuar një rreth që është në drejtim të kundërt të rrathëve të mëdha. Një shalqi mashkull do të ketë një rreth të vogël sa një qindarkë, ndërsa një shalqi femër do të ketë gjysmë rrethi më të madh. Kjo është e rëndësishme sepse femrat janë më të ëmbla e më me pak fara.

Farat e shalqirit:

Shumica e njerëzve i hedhin farat e shalqirit dhe bëjnë një gabim duke zgjedhë copat e tij pa fara. Këtë verë mos e bëni një gjë të tillë, shfrytëzoni ato të pjekura në dietën tuaj, pasi kanë veti të mrekullueshme për shëndetin. Janë shumë të pasura me hekur, i cili ndihmon në formimin e dy proteinave jetike në organizmin tonë të njohura si hemoglobina dhe myoglobina të cilat kanë një detyrë të pazëvendësueshme si furnizimin e çdo qelize në organizmin tonë me oksigjen. Farat e pjekura të shalqirit janë shumë të pasura me magnez pothuaj më shumë se çdo ushqim tjetër. Magnezi është një prej mineraleve më të rëndësishëm në organizëm, pasi bënë të mundur procesin e metabolizmit pa të cilin organizmi nuk funksionon dot. Magnezi po ashtu ndihmon funksionin e muskujve si dhe komunikimin e fijeve nervore. Bakri një komponent i rrallë por shumë i rëndësishëm për organizmin tonë gjendet në sasi të konsiderueshme te farat e pjekura të shalqirit. Konsumimi i ushqimeve të pasura me bakër na bënë të kemi flok të bukur, thonj dhe lëkurë të bukur. Pjekni farat e shalqirit si do vepronit me farat e tjera, por mos shtoni kripë, ruani në enë qelqi dhe përdorni nga një luge të madhe në mëngjesin tuaj.

Vitamina C

A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta dhe mund të përfshijnë parandalimin e deficiencës imunitare, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve, rrudhat etj.

Fibrat

Për shkak se shalqiri është i mbushur si me fibra ashtu edhe me ujë, ai bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa.

Vitamina A

Shalqiri përmban vitaminë A, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme lëkurën dhe flokët, mes tjerash.

Kalori

Shalqiri ka vërtet pak kalori, ai është i mbushur me ushqyes të shumtë që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm – duke na mbajtur të hidratuar dhe brenda një niveli të shëndetshëm të konsumit ditor të kalorive.

Aminoacid

Citrulina është aminoacid të cilin organet tona mund ta konvertojnë në arginine. Nivelet e rritura të argininës kanë qenë të lidhura me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, dhe madje mund të ndihmojë edhe te disfunksioni erektil.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤