Të dhënat: 1 në 4 persona të rrezikuar nga probleme të shëndetit mendor

Mbështetja psikosociale mund të ofrohet në shkollë ose në komunitet. Investimi për përfshirjen e programeve të informimit lidhur me shëndetin mendor dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këto aspekte është shumë i rëndësishëm

1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor dhe në vitin 2020, shëndeti mendor do të kalojë në vend të parë sa i takon sëmundshmërisë globale. Në vendin tonë problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar në 13 Shtëpi të Mbështetura, 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor, 4 shërbime të specializuara të shëndetit mendor me shtretër dhe 2 qendra ditore. Fokusi kryesor i specialistëve të shëndetit mendor shkon te të rinjtë sepse vlerësohet se gjysma e problemeve të shëndetit mendor fillojnë në moshën 14-vjeçare dhe shumica e rasteve mbeten të padiagnostikuara dhe të patrajtuara.

Adoleshentët

Tek adoleshentët depresioni renditet në vend të tretë. Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes në moshën 15-29 vjeç. Përdorimi problematik i alkoolit dhe i drogave të paligjshme tek adoleshentët, në shumë vende përbën shkakun kryesor të sjelljeve të rrezikshme, të tilla si seksi i pambrojtur apo drejtimi i pasigurt i mjeteve motorike. Gjithsesi, mund të bëhet ende shumë më tepër për kujdesin ndaj shëndetit mendor që në moshë të vogël, në mënyrë që të parandalohen probleme të tilla tek adoleshentët dhe të rinjtë. Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin lidhur me kuptimin e shenjave dhe simptomave të para të problemeve të shëndetit mendor.

Mbështetja

Prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë në krijimin e aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve për jetën, për përballimin e sfidave të përditshme në shkollë apo familje. Mbështetja psikosociale mund të ofrohet në shkollë ose në komunitet. Investimi për përfshirjen e programeve të informimit lidhur me shëndetin mendor dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këto aspekte është shumë i rëndësishëm. Këto programe duhet të synojnë rritjen e ndërgjegjësimit tek adoleshentët dhe të rinjtë, për mënyrat se si mund të kujdesen për shëndetin mendor, se si të ndihmojnë bashkëmoshatarët, prindërit e mësuesit, dhe se si të ofrojnë mbështetjen e duhur për ata që kanë nevojë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤