Të bësh biznes me gjuhën e Fishtës

aida balaAjo është sipërmarrëse. Bashkë me të shoqin çojnë përpara biznesin e tyre turistik “Natyral Razma Resort”. Por ka zgjedhur një strategji të pazakontë… ku në vend të gjuhës së ekonomisë ajo ka zgjedhur atë letrare. Njihuni me Aidën, gruaja që qëndron pas paketave fantastike me zana, të bukurat e dheut , shtojzovallet, mrizet, bjeshkët e mitologjisë dhe kreshnikët…

 

Në ashtin e legjendave, Eposit të Kreshnikëve, Përrallave të Moçme, shpirtit shqiptar,

herë mes resh si kuaj të hazdisun, herë mes një gjethnaje marramendëse e herë mes fjalëve e shkronjave të bukra shqipe, rrethuar nga veprat e Kadare-së pushoj, meditoj, ndjej, gëzoj, udhëtoj… përmes kohërave të Shqipes.

Katër vite më parë, kur i dha jetë kësaj pakete turistike pagëzuar si “Vjeshta e Letrave” , me talentin e saj në të shkruar Aida Bala Kastrati , e diplomuara njëherë e një kohë në Letërsi, nuk e dinte se do të bëhej bujtësja e një aktiviteti kushtuar pikërisht shkrimtarit Ismail Kadare…Ditët Letrare të Razmës, organizuar nga Fondacioni Mapo dhe Universiteti Europian i Tiranës , mblodhën për të dytin vit radhazi, në ditët e fundit të majit, njerëz të letrave dhe studiues në mjediset e “Natyral Razma Resort” , në zemër të Alpeve , ku jo vetëm u fol për Kadarenë e studiuar dhe si studiues por u shpall edhe fituesi i edicionit të dytë të “Çmimit Kadare” , emri i të cilit është Shkëlqim Çela; një statisticien me banim në Amerikë me pasion letërsinë.

13344753_10157051281075055_3682633401350013608_nBashkë me të shoqin, Aida çon përpara biznesin turistik “Natyral Razma Resort”, i cili lindi jo thjesht si i tillë, por si një filozofi turizmi elitar më 2003 –shin, kur mbi pronën e vjetër të Gaspër Çurçisë, që ata e ruajtën ndërtuan në një hapësirë prej më shumë se 2 mijë metra katrorë resortin e tyre.

Iu deshën vite të tëra punë intensive për t’i dhënë jetë më 2009 –ën. “Çdo gja ka ken’ qysh në fillim e konceptume. Ishte ideja me ndërtu’ ambiente që kishin lidhje mes pjesës indoor dhe outdoor “- thotë Aida, duke shtuar se ky resort nuk është i lidhur vetëm me Razmën, por me Alpet krejt, duke u ndodhur në zemër të tyre…

Nga njëri krah është Thethi, nga tjetri Vermoshi, atypari Veleçiku, pak më poshtë liqeni i Shkodrës. Në lartësinë 1022 metra mbi nivelin e detit, pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare, 50km nga Thethi ne Veri-Lindje, 100km nga Vermoshi në Veri-Perëndim,30 km nga Liqeni i Shkodrës në Jug- Perëndim, 70km nga deti

Sipas Aidës “Natyral Razma Resort” përfaqëson Shkodrën, por edhe shijen e krejt Shqipërisë.

exterior“Në fillim kishte një reaksion të madh. Njerëzit nuk arrinin me e kuptue. Ishte e vështirë sepse e prezantoja ashtu siç edhe ishte e konceptuar; si një resort që përfaqëson Alpet dhe Shqipërinë. Në çdo gjë…arkitekturë, muzikë, mënyrë e të dhënit të gjërave, shëtitjet, aktivitetet… Kur një i huaj të vinte të merrte një pjesë Shqipnie me vete”- thotë Aida, duke shpjeguar se nuk i pëlqen aspak konkurrenca në aspektin turistik, mes veriut e jugut. “ Jemi një vend i vogël, dinamik dhe t’i shijojnë të gjitha; edhe detin, edhe malin”.

Larg të qenit klasiku i një hoteli rustik , ky resort u fokusua për të mirëpritur të gjithë ata që donin të vizitonin alpet, qofshin familjarë apo edhe njerëz që shkojnë atje për takime pune.

13407257_10157051280180055_3011089890090889258_nKrahas vizitorëve të shumtë që pushojnë në këtë resort mes tyre edhe sportistë të garave Rally, garave me motorë apo njerëz të biznesit, një vëmendje e veçantë i kushtohet artit. “Janë organizuar koloni arti me piktorë, të rinj e profesionistë. E kemi organizuar sëbashku Suzana Varvarica Kukën. Na pëlqen që vizitorët tanë të marrin e japin nga njëri-tjetri”- thotë Aida.

Ky resort sipas saj është menduar të jetë edhe një mundësi për ata që kanë të ardhuta modeste për ta vizituar një vend të bukur pa iu dashur të udhëtojnë kilometra të tëra, edhe jashtë Shqipërisë, por ta gjejnë këtu.

“Ka ken’ jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizu’ e gjitha kjo. Të paimagjinueshme vështirësitë, të biznesit vetë, por edhe të realitetit ë të cilin jetojmë. Në fillim u prit me shumë dyshim, duke pasur parasysh se nuk qe një strukturë popullore e turizmit ditor.

“Ishte ideja për të bërë diçka të bukur në Shqipni. Është investim i madh edhe nga ana monetare. Çdo gjë duhet ta fitosh vetë, duhet t’ia dalësh me forcat e tua, sepse nuk kemi pasur asnjë për të na mbështetur apo financuar” – tregon ajo.

13339479_10157051280845055_2721233646350344744_nNë resortin Natyral në Razëm mund të shkosh pa pasur asnjë plan në mendje, ose të ndjekësh paketat e gatshme turistike të krijuara me shumë fantazi , por edhe më shumë dell letrar nga Aida dhe këtu ajo thotë se bindur se letërsia- ajo që duket se s’ka asnjë lidhje me mbarëvajtjen e një biznesi- të ndihmon shumë.

Në këto vite ajo ka krijuar një sërë paketash, të lidhura edhe me filozofinë e atyre trojeve, mitologjia, gojëdhënat, tregime të moçme apo krijime të shkrimtarëve tanë… të ndërthurura me zgjuarsi në paketa turistike.. Shija e Vjeshtës, Shija e Dimrit, Java e Bjeshkës, Java e Prnverës, Java e Bardhë, Java e Ngjyrave, E bukura e Dheut, Shtojzovallet, Mrizi i Zanave, Qyteza e Andrrave, A e ke pa ketrin? … Janë disa nga paketat që ofrohen për vizitorët në këtë resort.

“Kur u krijuan paketat pati reagim të menjëhershëm. Koncepti u pëlqye jashtëzakonisht. Paketat janë të larmishme dhe përgjatë gjithë vitit”.

Nuk janë thjesht slogane marketingut të bind Aida, e cila endet në fantazinë e saj krijuese mes figurave të mitologjisë shqiptare apo përpjekjes për të dhuruar lumturi qoftë për një çift të ri, për një pajtim pa një zënke, një përvjetor… lumturi për ato vajza dhe gra që duan të ndihen të bukura dhe elegante edhe kur janë në mes të maleve…Ka krijuar paketën “Ps. Mos Harro takat!” , sepse resorti shpjegon ajo nuk ofron vetëm bukurinë përreth por edhe argëtim të brendshëm me ushqim të mirë dhe muzikë për vallëzim.

13015549_10154208927528149_3293583583765971711_nAty gjen edhe paketa të kënaqësisë që vijnë bshkë me shëtitjet e Nastradinit, për ata që duan të qeshin dhe të kalojnë mirë në shoqëri.

“Paketat kanë një titull, një hyrje artistike të lidhur me thelbin e asaj çka ofrohet. Kjo është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me pushuesin. Për me ken’ të nershëm. Nuk shkruajmë për gjëra që nuk i ofrojmë. Brenda paketave gjendet gjithçka nisur nga çmimi, kontaktet dhe gjithçka e parashikuar”. Përveçse marketing është edhe kontratë juridike, mendon Aida, ndërsa kavënë nën funksion edhe diplomën e saj të dytë, atë të Fakultetit të Drejtëisë.

A keni dëgjuar për shtojzovallet e maleve tona? Aida i kthen vërtet të tilla të gjitha vajzat dhe gratë që preferojnë shoqërinë e gjinisë së tyre. Të shëtisësh në ato pyje ku zhurmë bëjnë vetëm gjethet dhe zogjtë, të shkelësh në dheun e ngopur me humus, të thithësh ajrin e pastë të apleve nuk mund veçse të ndihesh një zanë e vërtetë a një shtojzovalle.

Por edhe kush shkon atypari për motive pune, nuk mbetet rob i kravatave dhe mbledhjeve të gjata. Në kohën e lirë brenda resortit është pishina apo sauna ndërsa janë mund të përfitosh nga shëtitja e miqësisë duke ftuar edhe stafin…Mund të përfitojnë duke vizituar edhe disa shpella të famshme të atyre anëve që jo vetëm legjenda por edhe historia i rrëfen si vende ku janë bërë rezistencat e mëdha ndaj komunizmit , si ajo e Vesh Marashit, i cili “ka ken’ prift dhe gjeneral në kohën e Mbretit Zog”, sqaron Aida. Ishte pikërisht mbreti Zog që e shpalli Razmën vend turistik më 1935 –ën.

Sa i përket ushqimit, ashtu si edhe letërsia, e gjen burimin në pastërtinë orgnike të zonës. Janë të gjitha produkte bio të marra nga fshatrat e Malësisë së Madhe. “Edhe menyja është e studiuar mirë. Nuk janë produkte rastësore apo eksperimentale”- thotë Aida.

13043212_10154208927633149_276391224981761536_nPër më aventurierët Razma ofron ngjitje në alpe si hiking apo edhe trekking, kryesisht të preferuara nga të huajt.

Thotë se “Natyral Razma Resort” nuk është vetëm kaq. Projekte të tjera pritet ta pasurojnë jetën turistike të këtij resorti.

Pasi i përcjell të ftuarit e Ditëve Letrare të Razmës , për t’i uruar mirëseardhjen vitin që vjen Aida së bashku me të shoqin dhe të gjithë stafin i futen punës për të pritur e përcjellë miqtë e resortit, ndërsa në mbrëmje do të ulet të fantazojë për të krijuar me talentin e saj letrar një tjetër paketë që josh, qoftë edhe nga emri.

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤