Të bëhesh modele nga “halli”

Shumë nga vajzat shqiptare, dhe jo vetëm, aspirojnë botën e modelingut si një mënyrë për t’u promovuar në pasarelat e mëdha botërore.

Por ka edhe nga ato vajza të cilat edhe pse janë pjesë e botës së modës nuk aspirojnë që të vazhdojnë më tej për shkak se kanë një profesion të dytë.

Ky është rasti i modeles Endi Demneri, e cila e ftuar në emisionin “Top Show” theksoi se në botën e modelingut ka hyrë krejt rastësisht dhe se nuk është prioritet i saji kjo fushë: “Unë jam studente e vitit të parë e arkitekturës dhe artit dizajner . Jam modele aktualisht por nuk dua të përkufizohem si e tillë pasi synoj arkitekturën dhe nuk e kam prioritet fushën e modelingut, E kam bërë thjesht për ti dhënë kënaqësi tezes sime, e cila më promovoi si imazh për sallonin e saj të modës. Jam bërë modele nga “halli”.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤