Kryesore

Tallet Edmond Tupja: Jam Konti i Monte Brrakës, padia nga një mendje e sfazuar






               Publikuar në : 19:12 - 12/12/18 |
mapo.al

Profesor Edmond Tupja ishte një nga personat e proceduar për protestën studentore. Në një intervistë për gazetën Panorama, ai thotë se duan ta bëjnë hero me zor. Ai tha se kjo padi vjen nga një mendje e sfazuar.


“Kjo është diçka shumë qesharake për mua. Madje më duket sikur duan të më bëjnë hero me zor. Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruajë historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhe do shkruajë për Kontin i Monte Brrakës se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye, thjesht se vjen me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoçetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vinë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës”.

Tupja tha se do vazhdojë të dalë në protestë.

“Do shkoj në protesta do jem konsekuent me veprimet e mia. Kam një merak, dua të falënderoj të gjithë ata që më marrin në telefon për të më mbështetur dhe për t’u solidarizuar. Kush solidarizohet më mua, apo me Robert Aliajn, ai është solidarizuar me studentët”.


Etiketa: , , ,

Pas