Sylvester Stallone në filmin “Creed 2”

U bë hera e dytë që rrjetet sociale e shpallin “të vdekur” aktorin e njohur, Sylvester Stallone.

Lajmi bëri xhiron e botës, sidomos në Shqipëri ku të tilla thashetheme përhapen me shpejtësi.

Bashkë me lajmin u postua një foto e aktorit 71-vjeçar, i dobësuar, me flokët e rëna dhe i lodhur.

Disa thanë se aktori ndërroi jetë për shkak të kancerit të prostatës.

Vetë aktori ka mohuar lajmin duke kërkuar që të injorohen këto budallallëqe.

Por çfarë fshihet pas fotos të publikuar online?

Ajo është bërë në vitin 2015 në setin e xhirimit të filmit “Creed”, një spin-off i serisë “Rocky”.

Këtë herë Rocky Balboa është trajner i djalit të një prej rivalëve të tij, Apollo Creed.

Në fund të filmit bëhet e ditur se Rocky vuan nga kanceri dhe nis trajtimin.

Por si do vijojë historia?

Raportohet se kanë nisur xhirimet për filmin “Creed 2”. Aty mund të mësojmë më shumë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤