Studentët nuk largohen, ndezin dritat me celularë…

View Gallery
2 Photos
Studentët nuk largohen, ndezin dritat me celularë…
Studentet 1

Studentët nuk largohen, ndezin dritat me celularë…
Studentet

Teksa ka përfunduar afati që studentët protestues i kishin vendosur qeverisë Rama për plotësimin e kushteve të vendosura nga ata, mbetet e paqartë se si do të vijojë protesta.

“Jo dhunë, jo dhunë” dhe “Betejën e kemi me Ministrinë e Arsimit, do të qëndrojmë këtu”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve, teksa një pjesë e tyre dëshirojnë që të zhvendosen për të protestuar përballë kryeministrisë. Mijëra studentë janë akoma para Ministrisë së Arsimit dhe kanë ndezur dritat e celularëve.

Ora 16:00 shënoi përfundimin e ultimatumit të caktuar nga studentët për qeverinë. Në ditën e shtatë të prostës së tyre, para Ministrisë së Arsimit, studentët u shprehën të vendosur se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Rama, por kërkuan prej këtij të fundit plotësimin e kërkesave të tyre.

Pasi u mor vendimi i tyre me votë, studentët kanë nisur nga masa e parë e përshkallëzimit, bllokimi i rrugëve, duke marshuar drejt Zogut të Zi.

Si në gjithë ditët e protestës edhe sot marshimi nisi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Në ditën e shtatë të protestës së tyre, studentët e të gjitha Universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa aty pritën për disa orë me radhë deri në përfundim të afatit që i kishin lënë qeverisë ‘Rama’. Studentët i kishin parashtruar 8 kërkesat e tyre Ministrisë, por deri më tani nuk ak pasur asnjë reagim nga qeveria.

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Ndërkohë ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤