Struga, qyteti me piktura të gjalla

Vetëm 14 kilometra larg pikës kufitare të Qafë-Thanës, në jugperëndim të Maqedonisë, shtrihet Struga, një qytet me piktura të gjalla. Qyteti të lejon të kridhesh në ndjesi të paqta, rrethuar nga uji, zogjtë e pulëbardhat në bregun e liqenit…

Struga 1

Picture 1 of 14

“Kam ardhur në Maqedoni një javë më parë. Pamja që të ofron Struga dhe e gjithë atmosfera përreth është jashtëzakonisht e këndshme. Që tani po mendoj se mund të kthehem sërish në këtë qytet”, thotë një turiste.

Me një lartësi mbi nivelin e detit prej 698 metrash, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe Drinit të Zi, Struga përfaqëson një destinacion turistik ku mund të eksplorosh shumëçka… Shtëpitë karakteristike, pazari i vjetër, kishat dhe xhamitë e vjetra, janë vetëm pak nga tablotë që mund të fiksohen në aparatin fotografik.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Komunës së Strugës jetojnë rreth 65 mijë banorë: 57% të kësaj popullsie e përbën komuniteti shqiptar, 32% ai maqedonas. Gjatë verës, popullsia e qytetit rritet ndjeshëm prej turistëve që zgjedhin të pushojnë këtu.

Për shumë shqiptarë e të huaj, Struga është një kartolinë që nuk mund t’i mungojë pushimeve verore, ndaj nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të turistëve. Këtë e dëshmojnë edhe varkëtarët, që kalojnë më shumë se gjysmën e ditës mbi ujërat e ëmbla të Ohrit, e që jo rrallëherë të ofrojnë edhe guidën…

“Ambienti është i këndshëm, maqedonasit dhe shqiptarët shkojnë mirë, ka turizëm në liqen por edhe në malet përreth”, shprehet një varkëtar.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤