Si t’i thani dhe t’i ruani lulet të cilat i keni marrë dhuratë për ndonjë ngjarje të rëndësishme?

Lule që do të qëndrojnë shumë vite…

Lulet e freskëta janë një ndër shenjat më të bukura të kujdesit të cilat dikujt mund t’ia dhurojmë qoftë për ndonjë rast të veçantë apo festë ose nëse thjesht nëse dëshirojmë ta gëzojmë personin i cili ka vend të rëndësishëm në jetën tonë.

Problemi më i madh është që njëherësh paraqet edhe bukurinë e luleve, buqeta mund të zgjasë vetëm pak ditë.

Pra, si t’ia bëjmë nëse dëshirojmë t’i ruajmë lulet si kujtim për takimin e parë, për diplomimin, kurorëzimin etj.?

Për fillim, lulet mund t’i thajmë në disa mënyra. Njëra mënyrë e cila njëherësh është edhe më e thjeshta është ajo që buqetën ta kthejmë mbrapsht dhe ta varim në një vend i cili është mjaft i ajrosur por që nuk është i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj dritës së diellit.

Kur lulet për disa ditë në tërësi të thahen, mund t’i vendosni ashtu të kthyera që do të duken njësoj interesante, mirëpo edhe për shkak të brishtësisë dhe pamundësisë së fshirjes së pluhurit.

Mirëpo, kemi edhe propozim më të mirë aq më parë kur është fjala për buqetat e kurorëzimit (martesës).

Në cilëndo shitore të luleve (apo në dyqanet ku mund të blihen kornizat) merrni një kornizë të thellë me xham.

Lulet e thata aranzhoni apo vetëm hidhni brenda! Pos kësaj teknike, për lule më të brishta do të jetë shtypja metoda më e mirë.

Lulet radhisni midis letrës (gazetat e vjetra janë opsion i mirë) dhe mbi to vendosni disa libra të rënda.

Lulet do të jenë të shtypura dhe të thara përafërsisht shtatë deri në dhjetë ditë.

Me kujdes vendosni në letër midis dy xhamave dhe vendosni në kornizë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤