Si t’i kuptoni hormonet tuaja

o-MENSTRUATION-facebookPër shkak të hormoneve ju nuk mund të flini, jeni të shqetësuar, jeni të irrituar apo ndonjëherë shkëlqeni nga mirësia me njerëzit e mrekullueshëm sikur ju… Shumë më lehtë mund ta tejkaloni këtë stuhi hormonale nëqoftëse keni njohuri sadopak për atë se çfarë bëjnë hormonet gjatë këtyre ditëve problematke.

Uh, këto hormone…Këto na detyrojnë të ndjehemi ndonjë ditë si një demon i vërtetë ndërsa ditën tjetër të shëndrrohemi në një engjull të butë. Këto hormone na bindin ne se është krejtësisht normale të zgjohemi në ora dy të mëngjesit dhe të gllabërojmë gjysmën e frigoriferit, apo se është krejtësisht normale të qajmë gjatë ndonjë reklame televizive. Kaosi hormonal ka zakonet e tij dh është vështirë për t’i ndryshuar , por nëqoftëse ju e dini kur e prisni ciklin tuaj menstrual , kjo e bën më të lehtë që ta kontrolloni situatën.

JAVA 1

  1. Cikli juaj menstrual fillon dhe niveli i estrogjenit dhe testosteronit rritet ngadalë.
  2. Kujdes, keni kokëdhembje gjatë ditëve të para të ciklit për shkak të mungesës së estrogjenit!
  3. Pavarsisht dhimbjeve të bezdisshme në bark që mund të ndjeni gjatë ciklit, prap se prap kjo është periudha më e qetë e muajit ku edhe hormonet janë më të qëndrueshme.
  4. Jeni me fat dhe miqësore! Gjatë ciklit, niveli i estrogjenit fillon të rritet, duke rritur kështu edhe serotonin-in. si rezultat i kësaj, ju ndiheni më e lumtur dhe e shoqërueshme se ditët e mëparshme. Më në fund, një lajm i mirë!
  5. Momenti i duhur për kontrollin e gjoksin
  6. Rreth ditës së shtatë, kur ndjeshmëria, ënjtja dhe dhimbja e gjoksit të jetë larguar, krijohen kushte ideale për ekzaminimin e gjinjve tuaj për ndonjë parregullsi apo gungë.
  7. Sërish jeni të mëshirshëm! Hulumtimet tregojnë se progesteroni mund të zvogëlojë aftësinë tuaj për të lexuar shprehjet e fytyrës dhe gjestet e të tjerëve. Prandaj edhe gjatë ditëve të fundit të ciklit, kur niveli i progesteronit është më i ulët, ju do ta keni më të lehtë të lidheni me të tjerët, dhe pa dyshim tregoni më tepër dhembshuri se sa kur ishit në sindromin para-menstrual.

JAVA 2

  1. Estrogjeni dhe testosteroni rriten gjatë tërë javës deri në kulminacion
  2. Dhimbja është shumë e lartë. Mund të caktoni terminet e juaja për depilim ose heqjen e vetullave për shkak se qendrat e dhimbjes janë më pak të ndjeshme se zakonisht.
  3. Momenti i duhur për pastrim. Nga dita 10 deri 14, niveli i lartë i estrogjenit dhe testosteronit ju jep fuqi fizike dhe mendore. Tani jeni në gjendje që të veproni në mënyrë efikase dhe të përfundoni me shpejtësi obligimet tuaja.
  4. Keni dhunti të theksuar.
  5. Ju kthehet dëshira për shoping.
  6. Keni seks të mahnitshëm!

JAVA 3

  1. Fillon periudha e ovulacionit, estrogjeni dhe testosteroni janë në rënie, ndërsa progesteroni rritet.
  2. Keni sekret të fortë vaginal.
  3. Periudha e simptomave para-menstruale.
  4. Nuk mendoni për asgjë. Jeni në gjendje pasive dhe apatike. Ju rekomandojmë të relaksoheni duke qëndruar tërë ditën me pizhame dhe pa stres.
  5. Seksi nuk ju intereson edhe aq shumë.
  6. Ju paraqiten akne në zonën e mjekrrës.
  7. Jeni makinë për shkrirjen e dhjamit. Nëse nuk jeni të interesuar dhe dëshironi të hiqni qafe dhjamin, shkoni në palestër sepse do ta zgjidhni shumë shpejt problemin.

JAVA 4

  1. Në këtë fazë para-menstruale niveli i estrogjenit, testosteronit dhe progesteronit është në rënie.
  2. Grrr…PMS (simptomat para-menstruale)
  3. Nuk flini gjumë
  4. Menstruacionet po ju afrohen ndërsa ju jeni shumë epshore për seks.
  5. Gjithçka është e dhimbshme. I anuloni të gjitha masazhet anti-celulit që keni planifikuar në këtë përiudhë sepse receptorët e dhimbjes janë të aktivizuar në mënyrë të rrezikshme.
  6. Tretja juaj mund të çrregullohet, si paraqitja e kapsllëkut apo diarrea.
  7. Keni oreks për të ngrënë. Rënia e estrogjenit që shpie në rënien e serotoninës shkakton dëshirën e flaktë për sheqer dhe karbohidrate./femra.net/
loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤