Si të hiqni pikat e bardha në fytyrë.

white-bumps-under-eyes-650x358

Milia, e njohur ndryshe si “pikat e qumështit”, është një sëmundje e lëkurës që shpesh ngatërrohet me pikat dhjamore dhe mund të prekë si bebet ashtu edhe të rriturit.

Milium është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë. Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës.

Por teksa tek fëmijët largohet më shpejt, tek të rriturit mund të jetë disi më e vështirë për t’i hequr. Dy janë shkaqet kryesore se përse njerëzit zhvillojnë pika të qumështit. Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet. Por ato mund të krijohen edhe nga dëmtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në diell, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjëherë nga përdorimi i kremërave me steroide.

Teksa këto tipe milium mund të jenë disi të sikletshme për t’u hequr, ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyre.

milk-beb-768x632

Lëng limoni dhe sheqer
Përzijeni 2 lugë çaji sheqer, me gjysmë kokrre lëng limoni, si dhe një lugë vaj. Vendoseni në fytyrë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 30 min.

Mjaltë natyral
Mjalti ka veti të mëdha shëruese dhe përdoret prej mijëra vitesh për kurime të ndryshme. Për më shumë efekt përzijeni mjaltin me sheqer.

Vaj kastori
I njohur për vetitë shëruese, vaji i kastorit është tepër i mirë për lëkurën. Përzijeni me vaj ulliri dhe vendoseni në lëkurë. Lëreni derisa të jetë përthithur nga lëkura më pas shpëlani fytyrën.

Pastrojeni fytyrën me avull
Një praktikë tepër e njohur për pastrimin e lëkurës nga toksinat e ndryshme. Avulli bën të mundur hapjen e poreve dhe çlirimin e papastërtive.

Hiqni tualetin përpara gjumit
Kjo duhet të jetë një praktikë e përhershme, pasi tualeti irriton lëkurën dhe mund të shkaktojë papastërti.

Qëndroni në hije
Gjatë ditëve të nxehta përpiquni të qëndroni sa më shumë në hije. Rrezet e diellit mund të jenë të dëmshme për lëkurën dhe mund ta dëmtojnë atë./tvklan.al

Images

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤