Si të heqim pikat e zeza në kushte shtëpie

Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni për të eliminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:

-Scrub me kos dhe kafe: Në një enë shtoni 1 lugë gjelle me kos dhe 2 lugë çaji me kafe të bluar. Përzieni të dy ingredintët dhe lërini të pushojnë për të paktën 5 minuta. Më pas lani fytyrën me ujë të vakët dhe masazhoni me lëvizje rrethore për 5-10 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe fshijeni me kujdes. Tani do të kalojmë në fazën e dytë që është përgatitja dhe aplikimi i maskës.

-Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eliminojnë pikat e zeza. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤