Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lulet e gjata të cilat femrat i adhurojnë, kultivohen në atë mënyrë që tërë verën mrekullohemi me gladiolat e lulëzuara!

gladiola 1

Picture 1 of 5

Bimët e gjata me lule të bujshme janë zbukurim i adhuruar nëpër kopshtet gjithandej Evropës. Ja përse gladiola është aq e popullarizuar.

Gladidola lulëzon nga muaji maj deri në muajin gusht. Kjo lule e kadifenjtë është hibrid i cili është zhvilluar me kryqëzimin e pesë luleve të ndryshme, ndërkaq kërcelli i gladiolës mund të rritet madje deri në një metër e gjysmë.

Gladiolat shumëzohen me qepujka, mirëpo është e dëshirueshme që më parë qepujkat e gladiolës para se t’i mbillni në kopsht, t’i mbillni në saksi.

Qepujkat mos i mbillni derisa të mos kalojnë tërësisht ngricat, në mënyrë që fletët më shpejt dhe më lehtë të zhvillohen dhe shtoni pak pleh stalle.

Këtë lule të pasur mbilleni në vendet ku ka rreze dielli, ndërsa kur të zhvillojë fletët e para nevojitet që ta riushqeni.

Është me rëndësi t’i ujisni, t’i plehëroni dhe t’i prashitni së paku një herë në muaj.

Gladiolat shpesh duhet patjetër të kenë mbështetje në shkop druri, sepse kanë kërcell të thyeshëm.

Nëse dëshironi që edhe verën e ardhshme gladiolat të lulëzojnë në kopshtin tuaj, nevojitet që në vjeshtë t’i nxirrni nga dheu dhe t’i ruani qepujkat dhe në pranverë sërish t’i mbillni.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤