Shumica e femrave i preferojnë meshkujt me tatuazhe

Të gjithë femrat e kanë një lloj të preferuar të meshkujve: dikush i preferon meshkujt e gjatë, zeshkanë, të bukur, dikush të shkurtë, biond, inteligjentë, etj.

Megjithatë, dy të tretat e vajzave kanë diçka të përbashkët – atyre u pëlqejnë meshkujt me tatuazhe.

Hulumtimet, e kryera nga ‘Type’, tregojnë se 64 për qind e grave kanë thënë se preferojnë të dalin me një mashkull që ka tatuazhe, krahasuar me 39 për qind të meshkujve të cilët kanë raportuar se do të preferonin të dilnin me një zonjë që ka tatuazhe.

Drejtori i ‘Type’, ka thënë se trendi i tatuazheve është shumë i fortë, e veçanërisht kur merret parasysh fakti se shumica e personave po preferojnë të kenë partnerë me copa arti në trupin e tyre.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤