Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…

View Gallery
7 Photos
Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 1

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 2

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 3

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 4

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 5

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 6

Shuhet aktori shqiptar i dhjetëra roleve…
Luan 7

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirësve të ekranit e skenës, kanë mbetur rolet e tij në “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste.

Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin.

Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.

Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj.

Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989.

/PANORAMA/

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤