Shtëpia e kobshme e Adelajdës…Atje ku u shuan gjithë ëndrrat e saj

‘Fije’ që u prenë në mes në një mëngjës të diele duke mbuluar me zi familjen por dhe të gjithë ata që e njohën Adelajda Xhamanin.

Ajo u nda nga jeta në banesën e saj dhe e vetme pa çelur ende dita në moshën 31 vjeçare. Ishte pikërish shtëpia e saj ku Adela po përgatiste një rrugëtim të ri që do të fillonte së shpejti në televizionin Fax News. 15 nëntori ishte data kur Adela do të hapte dyert e një emisioni të ri ‘Shtëpia e Adelës’. Dhe si për ironi të jetës mëngjesin e sotëm ajo u shua në banesën e saj në rrugën e Thesarit në Tiranë.

Një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar që u bë e njohur për hërë të parë në edicionin e dytë të Big Brother Albania kur ishte vetëm 22 vjeç. Një vajzë nga Kavaja që zgjodhi të thyejë mentalitetin e zonës së saj, dhe që u pëlqye mjaft nga publiku për thjeshtësinë dhe ciltërsinë e saj.

Me mbarimin e kësaj eksperience Adela ndoqi rrugën e telëvizionit ku ka qenë pjesë në spektaklin Dance with the Stars në zonën e quajtur si ‘Gold Room’ , e më pas tek ‘Vila 24”, në televizionin News 24. Adela do të mbahet mend edhe si këngëtare.

Adela u bë pjesë e ‘Këngës magjike’ në vitin 2010 me një këngë të kompozuar nga Pirro Çako dhe e këndonte krah të dashurit të saj Bjordi Mezini.

Më tej duke u bërë ndër gazetaret më të mira të showbizit shqiptar ku kulmoi edhe si kryeredaktore e revistës ‘Who’. Së fundmi ajo u bë pjesë e televizionit më te ri shqiptar Fax News ku më 15 nëntor do të çelte puntatën e pare të emisionit të saj, por kjo mbeti thjesht një ëndërr. Ngjarja e rëndë ndodhi si shkak thuhet të jetë ataku në zemër.

Detaji më i fundit që mësohet nga policia është se gazetarja vuante nga sëmundja e epilepsisë. Personat që vuajnë nga epilepsia kanë më shumë gjasa të vuajnë dhe nga sëmundje të tjera siç janë ato kardio vaskulare, në krahasim me njerëzit e tjerë.

Ndërkohë të afërm të saj kanë hedhur poshtë faktin se ajo vuante nga kjo sëmundje, duke lënë enigmë deri në këto momente shkakun e vërtetë të ndarjes së saj nga jeta.

Vdekja e Adelajdës ka bërë të flasin për një jetë të shuar në mes duke e cilësuar si një vajzë luftarake deri në momentin e fundit. Kujtimi i saj do ë mbetet i paharruar!

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤