Shqiptarja thyen rekordin botëror

Në Buenos Aires të Argjentinës janë zhvilluar Lojërat Olimpike për të rinj. Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë, në 4 disiplina të ndryshme (not, atletikë, peshëngritje dhe boks), por pa arritur të lërë gjurmë. Gjithsesi, ishte një eksperiencë që mund të t’u vlejë kuqezinjve në të ardhmen.

Por nëse 5 sportistët tanë nuk kanë arritur të lënë shenjë, një tjetër shqiptare ka thyer rekord botër dhe ka marrë medaljen e arit në Olimpiadën rinore.

Bëhet fjalë për korçaren Elina Tzengko (Xhengo), që është shpallur kampione bote në hedhje shtize. Ajo prej vitesh jeton familjarisht në Greqi, ndaj dhe në vedin fqinj e kanë bindur për të garuar si atlete greke.

Rekordi botëror prej 63.34m është vendosur në Olimpiadën e Argjentinës. Ky rekord për të reja thyhet pas shumë vitesh. Rekord që tani në këtë disiplinë mbahet nga korçarja 18-vjeçare që garon për ngjyrat e flamurit të vendit fqinj, raporton Konica.

Duket se Elina po ecën në gjurmët e të famshmes tjetër shqiptare Mirela Manjani, që për Greqinë ka marrë medalje ari, po në hedhje shtize, në Olimpiadën e vitit 2000 në Sydney të Australisë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤