“Shqiptarja e artë” Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë!

Sportistja e njohur nga Kosova Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë duke fituar çmimin prestigjoz “Best Female Judoka Today” nga Shoqata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampiones Olimpike çmimi iu dha mbrëmjen e së dielës në Budapest, Hungari, përpara Kampionatit Botëror të Xhudos.

“Është një nder i madh që të jem këtu. Faleminderit që më keni mbështetur mua, Kosovën dhe Xhudon në Kosovë. Falë jush kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në Lojrat Olimpike vitin dhe kaluar, si edhe kam fituar një medalje të artë,”-u shpreh xhudistja.

“Unë do të doja të falënderoja personin që më ngriti, më edukoi dhe më bëri kampion, trajnerin tim Driton Toni Kuka. Kam fituar Evropianin, Botërorin, Olimpiadën, por ky çmim është mali im Everest, nuk mund të dëshiroj më shumë.”

Kampionati Botëror fillon më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 3 shtator, raporton Independent Balkan News Agency.

Kosova fitoi medalje ari në debutimin si shtet në lojërat e “Rio 2016”, duke lënë pas Shqipërinë, ndërsa Kelmendi ishte e para shqiptare që ngjitet në podium.

Flamurmbajtësja e Kosovës, shtetit më të ri në Europë, ishte njëkohësisht shpresa më e madhe e ekipit dhe ja doli. 25-vjeçarja fitoi atëherë katër ndeshje rresht duke marrë medalje ari. Majlinda u përlot ndërsa pa flamurin e Kosovës të ngrihej mes atij të Italisë dhe Japonisë ndërsa në sfond ishte himni i saj.

Pasi u stolis me Medaljen e Artë në turneun prestigjioz të xhudos “World Masters”, i cili u mbajt në qytetin rus Tyumen, ajo ka arritur një tjetër rezultat të madh në vitin 2016, Majlinda Kelmendi u shpall Kampione e Evropës në Rusi. Kelmendi u shpall kampione në kategorinë e saj prej 52 kilogramëve, ndërsa edhe Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë në një kategori më lartë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤