Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!

View Gallery
20 Photos
Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
shpetimi

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
shpetim selmani

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
12923236_10153745928637946_5781169200654019287_n

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
16299366_10154557119457946_8929890981437077631_n

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
17523447_10154725635967946_5532634076043682792_n

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
il_340x270.1184838305_rasf

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
askthedust

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
aventurat-e-hakelber-finit-mark-twain

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
lahuta-e-malcis-at-gjergj-fishta-1-728

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
metafizika-e-dashurise (1)

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
metafizika-e-dashurise

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
nenshtrimi-michel-houellebecq

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
platforma-michel-houellebecq

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
quien-mato-palomino-molero

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
shpetim selmani

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
therrmijat-elementare-michel-houellebecq

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
ujku-i-murrme-jeta-e-mustafa-qemal-ataturkut-h-c-armstrong

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
ura-mbi-drin-ivo-andric

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
_80322954_in-cold-blood

Shpëtim Selmani; Kurrë mos i lejo bastardët  të të bluajnë!
527805_502774253066364_1759276815_n

Një mesazh të shkruar në faqen e parë të  një prej librave të John Fante-s, prej përkthyesit në shqip Fadil Bajraj, e mori si një premtim që duhej mbajtur. Deri tani, shkrimtari i ri nga Kosova- i cili ishte shkrimtari  thotë se po mundohet… Bastardët mposhten lehtë në faqe librash, si lexues apo edhe krijues i faqeve të reja që do i japin forcë dhe tjetër fushëpamje për botën lexuesve të tjerë…

 

Libri më i vjetër që keni në bibliotekë ?

Nuk e kam idenë. Mbase librat e antikës.

Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Shpesh herë nga autori. Jam edhe ithtar i autorëve të vegjël. Dhe i librave që nuk janë të diskutueshëm. Natyrisht kur kam lexuar Houellebecq-un për herë të parë, ishte e pamundur t’i rezistoja krijimtarisë së tij edhe sikur librat  e tjerë t’i kishte tmerr.

I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Janë disa libra që nuk i kam lexuar. Pastaj është në pyetje koha dhe të gjitha preokupimet e jetës së përditshme.

Libri i parë që keni lexuar…

Nuk më kujtohet. Njëri prej tyre duhet të jetë mbase Mark Twain, Aventurat e Huckleberry Finn. Kam pasur një libër me kopertina të portokallta mbi dy pleq, që jetonin të vetëm në kurrizin e një dhie.

Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

Jam pasanik përballë tyre. Nuk kam nevojë të kursej për libra.

Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?

Me askënd. Mbase me një vajzë që kishte flokët si kashtë.

A keni pasur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

Po. Kam lexuar vetëm një ditë dhe kam pasur ndjenjën se po i shqetësoja njerëzit duke fryrë e shfryrë hundët. Bibliotekat janë të vetmet vende ku nuk lexohet. Kjo është bindja ime. Mund të jetë e gabuar.

A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

Jo. Nuk jam i regjistruar në asnjë bibliotekë. Nuk mund të lexoj me njerëz rreth meje që bëjnë të njëjtën gjë. Kam një dëshirë që pastaj të mos i lë rehat.

I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër? 

Kam vjedhur një libër në jetën time. Në Zagreb. Dhe atë për ta bërë dhuratë. Ishin këngët e Lou Reed. Mund t’i quaj miq ata njerëz që na kishin pritur kaq ngrohtë.

Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Po e kam dashur një libër që më ka humbur. Ujku i Murrmë. Një libër mbi jetën dhe veprën e Mustafa Kemal Ataturk. Mbase ia kam dhënë dikujt që nuk e mban mirë.

A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?

Si fëmijë kam lexuar Lahutën e Malcisë. Ishte koha e nëntëdhjetave dhe babai im i ndjerë, më tregonte se ishte i ndaluar. Më kujtohet se më linte përshtypje fjala Cub.

Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Preferoj t’i zgjedhë vetë. Librin që e kam dhuruar më së shumti është nga John Fante, Pyete Pluhurin. Mendoj se është një libër i shkëlqyeshëm.

Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?

E bëj librin pis me një laps. I shkruaj titujt e librave në një fletore të vogël dhe kam nisur së fundmi t’u jap notë. Truman Capote-it, ia dhashë një notë të shkëlqyeshme para disa ditëve. Lexoj si të mundem.

A lexoni në banjë?

Më shumë se në asnjë vend tjetër.

Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

Lexoj edhe në anglisht.

Ç’libër keni në duar aktualisht?

Aktualisht kam Tregimet e Ivo Andrić. Metafizika e Dashurisë nga Schopenhauer. Dhe Tregimet e Hashekut.

Mbani shënime kur lexoni?

Shënime nuk mbaj. Por i bëj pis librat dhe më vjen shumë keq që e bëj këtë gjë. Shpresoj që një ditë të arrij t’i dramatizoj tregimet që më pëlqejnë dhe t’i vendos në skenë.

Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shënjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo të saj?

Të dyja i lexoj me pasion. Kanë kohën dhe vendin e tyre. Ka autor që vetëm një libër e kanë të vlefshëm dhe pikërisht atë nuk e kapërcejnë dot.

Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

Ka aq shumë. Do të ishte një listë e gjatë; Karel Capek, Jose Saramago,  Gunter Grass, Jean Genet, Mario Vargas Llosa ka një libër që e kam për zemër,  Kush e vrau Palomino Moleron. Rekomandimet gjithmonë janë të bezdisshme. Ka shumë. Por Houellebecq është një përbindësh. Kur përfundova njërin nga librat e tij e pyeta veten; vërtet dëshiron të lexosh libra tjerë?! Natyrisht lexova. Dhe mandej përhumbesh në tjera botëra të autorëve të mrekullueshëm nën diktatin e dhimbjes. Si bërthamë.

A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Kjo gjë është e sikletshme. Bota ka dhuruar shumë autor të shkëlqyeshëm. Secili libër ka tërësinë e tij totale.

Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?

Më lejoni të bëhem i pasjellshëm,  sigurisht librin tim. Kam një libër me tregime nga shek.XX. Dhe njërin libër nga Vonnegut.

Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…

Nuk më kujtohet asgjë në lidhje më këtë.

Na thoni një varg të preferuar poezie…

Gruaja është e bukur por ama ju duhet të valëviteni, të valëviteni, të valëviteni sikur fasoleta në erë. Nga Kerouac.

Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Arturo Bandini. Toger Silva. Dhe një alien i humbur që kërkon mikun e tij dikund, në Barcelonë.

Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Kam një shënim të veçantë nga Fadil Bajraj. Kur më dhuroi John Fante-n e përkthyer nga ai. Kurrë mos i lejo bastardët, që të të bluajnë. Po mundohem.

Selmani në Tirana in between

Shpëtim Selmani (Kosovë, 1986) ishte mik gjatë muajit gusht në Programin “POETEKA – Tirana in Between”. Kjo rezidencë, që fton shkrimtarë dhe përkthyes letrarë nga rajoni dhe Europa, organizohet prej pesë vjetësh nga Poeteka me mbështetjen e rrjetit europian për letërsinë dhe librat TRADUKI, Ministrisë së Kulturës, Ambasadave të Gjermanisë, Austrisë dhe partnerëve të tjerë vendas.

Shpëtim Selmani ka studiuar sociologji në Universitetin e Prishtinës, ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Arteve – Aktrim. Ai shkruan poezi, prozë, dramë dhe publicistikë dhe luan gjithashtu në teatër. Më 2006 Shpëtim Selmani botoi librin me poezi “Brenda Gucës”, në 2011 botoi edhe përmbledhjen tjetër me titullin “Poezi”, ndërsa “Shënimet e një Grindaveci” u botuan nga “Qendra Multimedia” në vitin 2015 dhe u përurua në Tiranë, në qendrën kulturore “Tulla”. Shpëtim Selmani është një nga autorët më të spikatur të brezit të ri letrar të Kosovës. Në tekstet e tij ai ndjek një frymë avangardiste, që shkëputet në përmbajtje dhe stil nga kanonet e letërisisë tradicionale, e cila orientohej ose me ide iluministe, romantike e progresiste të jetës kombëtare, ose me një modernizëm të tipit hermetik dhe simbolist. Duke qenë i frymëzuar nga letërsia bitnike dhe adoptimi i saj për nënqiellin e Kosovës që e ka bërë Arben Idrizi në fillim të këtij shekulli, Selmani në shkrimet e tija sjell fjali, ide dhe pamje të drejtpërdrejta të përditshmërisë së vrazhdë dhe shumëfish sfiduese për individin dhe kolektivitetin, me një zë herë thellësisht shpotitës, herë ironik e sarkastik, por që në instancën e fundit synon një katarsis shëlbyes të lirisë së shprehjes.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤