Shigjetat artistike dhe linja kreative

Artistët e grimit, kanë treguar entuziazëm duke ju qasur kësaj radhe grimit të syve, me një metodë shumë artistike.

Për fansat e vijëzave në sy, Oscar de la Renta ka sjellë disa modele që grasojnë me modelin e “syve të maces”, me një vijëzim të lehtë me zi të lëngshëm.

Shigjetat artistike 1

Picture 1 of 3

Në anën tjetër, Prada ka përdorur të njëjtin efekt me laps për sy.

Emillion Pucci ka vënë në fokus, vijëzimin e sofistikuar të pjesës së lartë dhe të poshtme të syrit.

Përderisa tek Just Cavalli shohim kapakët e syve bosh, me linja të zeza të theksuara poshtë syve, që ju dha pamjeve një prekje si nga vitet e gjashtëdhjeta.

Klasike apo shigjeta të zbrazëta me ngjyrë të zezë, janë parë tek Saint Laurent, Marchesa, Celine, Dolce & Gabbana, e të tjerë.

Megjithatë, shigjetat kaltër si qielli tek Fendi të kombinuara me linjë të zezë, i vunë në pah modelet menjëherë.

Po ashtu edhe tek Christian Dior, kanë rënë në pah, linjat elegante me ngjyrë të gjelbër, në pjesën e lart të syrit.

Në rastin e Peter Som, portokallia e hapur ishte ngjyra që u aplikua në linja të kapakëve nën sy, prej pjesës ku loton syri deri tek fundi.

Ngjyrë alternative është përdorur tek Nanette Lepore, ku “sytë e maces” janë krijuar me vijëzim të bardhë, për dallim nga ngjyrë e zezë që përdoret zakonisht.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤