Sheila Haxhiraj: Nuk eksperimentoj më

Ka eksperimentuar zhanre të ndryshme muzikore përgjatë vitit të shkuar, por tashmë një gjë të tillë nuk do e bëjë më pasi aspirata e saj është të fokusohet vetëm në një të tillë.

Bëhet fjalë për një nga këngëtaret më të pëlqyera nga brezat e rinj dhe jo vetëm, Sheila Haxhiraj, e cila e ftuar në emisionin “Top Show” deklaroi se ka ardhur momenti që të fokusohet vetëm në një zhanër muzikor, dhe se ky është synimi i saj për 2018: “Kam eksperimentuar me rrymat muzikore përgjatë 2017 për të parë se ku qëndroj. Në 2018 nuk e bëj më një gjë të tillë sepse mendoj që pas eksperimenteve të bëra është mirë që të stabilizohesh në një stil. Një nga dëshirat e këtij viti është që të promovohem në tregun botëror të muzikës. Ende nuk kam asnjë plan, por mbetet dëshirë e imja. Nuk i dihet se si do shkojnë gjërat.” Sheila Haxhiraj është këngëtarja e cila tashmë ka forcuar pozicionin e saj në tregun muzikor. Në klipet e saj këngëtarja herë shfaqet agresive dhe herë të tjera sensuale dhe pa asnjë kompleks.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤