Sharon Stone e lumtur në krahët e dashurisë

Sharon Stone është, pa dyshim, një ndër femrat më të bukura të kinematografisë botërore.

Ajo tashmë po ju afrohet të gjashtëdhjetave, por, si i thonë, “Jeta fillon 40 vjeçe” .

Por për Sharon Stone dashuria rifillon në moshën 60-vjeçare.
Ajo, në këtë përvjetor, ka nisur një histori të re dashurie pikërisht me një 40-vjeçar italian.

Diva amerikane e kinemasë është fotografuar në intimitet me sipërmarrësin Angelo Boffa, plot 19 vjet më i ri se ajo.

Sipas mediave rozë në Itali, çifti është njohur në alpet zvicerane në muajin janar dhe prej aty nuk është ndarë më, duke kaluar edhe Shën Valentinin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Fundja a njeh moshë bukurija?!

Pas dështimit në dy martesat e kaluara Sharon Stone iu përkushtua me tepër jetës familjare dhe kujdesit ndaj fëmijëve të saj.

Por në prag të datëlindjes së 60-të, më 10 mars, parapëlqeu t’i bëjë vetes një dhuratë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤