Shakira, këngëtarja më e shikuar në Youtube për vitin 2017

Për këngëtaren e famshme viti 2017 ishte plot me ulje dhe ngritje por mesa na ka treguar së fundmi, Shakira ndihet e kënaqur që disa gjëra morën rrjedhën e tyre.

Vitin e kaluar ajo ka publikuar dy këngë që menjëherë u shndërruan në hite; “Me Enamoré” dhe “Perro Fiel”. Fatkeqësisht për shkak të problemeve që ka hasur me vokalin për javë të tëra, artistja është detyruar të anulojë një pjesë të mirë të koncerteve të saj të turneut “El Dorado”, dhe për këtë fakt është ndjerë shumë keq.

Ajo gjithashtu ka shkruar një letër ku u ka kërkuar ndjesë fansave të saj për vendimin por megjithatë në fund të vitit sërish ka triumfuar. “Youtube” e ka shpallur 40-vjeçaren artisten më të shikuar të vitit 2017 dhe kjo tregon më së miri besnikërinë e fansave të saj por edhe prurjeve kaq të bukura të cilat është e pamundur të mos i dëgjosh dhe pëlqesh.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤