Sergei Skripal dhe e bija u helmuan me agjent nervor të lënë tek dera…

Sergei dhe Yulia Skripal janë helmuar me një agjent nervor vdekjeprurës, të lënë tek dera e shtëpisë së tyre.

Kështu ka bërë të ditur policia britanike.

Të dy mbeten në gjendje kritike pasi ranë në kontakt me kimikatin Novichok më 4 mars.

Policia britanike tha se gjurmë të këtij agjenti nervor janë gjetur edhe në zona të tjera, por në përqendrime më të ulëta.

Skripal, 66 vjeç dhe e bija, 33 vjeç, u gjetën në një stol në gjendje të rëndë.

Fillimisht mjekët ishin konfuzë për gjendjen e tyre.

Ekipet e anti-terrorit mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën, përfshi këtu një restorant ku kishte drekuar çifti.

Në fillim të kësaj jave, kryeministrja britanike Theresa May tha se gjendja e tyre zor se mund të ndryshojë dhe ata mund të mos e marrin veten kurrë plotësisht.

Sipas saj, kjo tregon natyrën barbare të këtij sulmi, por edhe rrezikun që i është kanosur qindra qytetarëve të pafajshëm në këtë zonë në Salisbury.

Sergei Skripal, pasi qëndroi për katër vjet në burg në Rusi, i akuzuar si spiun të favor të shërbimit britanik MI6, ishte njëri prej katër agjentëve të dyfishtë rusë, që u shkëmbyen për 10 rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ky është agjenti i dytë rus i goditur në Angli, pas vdekjes së Nikolai Grushkov, 69 vjeç, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në New Malden në jug të Londrës.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤