Sandër Prosi, Kollosi i kinemasë dhe teatrit shqiptar

19606sander prosi3

Sandër Prosi, me shikimin magjepsës, u bë artisti që me origjinalitetin e vet, i dha artit shqiptar, natyrshmërinë, burrërinë,urtësinë, butësinë e heronjve të historisë sonë duke vendosur tek ata kohën e pakohë, pra duke i bërë të pavdekshëm në mendjen e njerëzve Sandër Prosi lindi në Shkodër,më 6 janar 1920 .

Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi.

Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjërë dhe e larmishme artistike.

Sander-Prosi-5

Sander-Prosi-4 (1)

Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë, ndihmesa e të cilëve, është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K.Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh.Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj. Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të Sandër Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vleratë mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit.

0511

Sander-Prosi-4 (1)

Më 25 mars 1985 Sandër Prosi, ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen papritur. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur. Por çfarë ka ndodhur në ato ditë të ngrysura në hotel “Vollga” teksa xhirohej filmi “Pranverë e hidhur”. Ishte mesditë. Përballë kishte vetëm muret e dhomës së hotelit, ku po kalonte ato ditë të ngarkuara me plot ndjesi e shqetësime prej artisti. Filmi ende nuk kishte marrë rrugë. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta për të trokitur në vëmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati për ta nxjerrë nga vetja edhe këtë rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa që të gjithë ishin larguar.

sander-874x492

220px-Sandër_Prosi

Se çfarë ka ndodhur në ato pak minuta askush nuk e di. Panë trupin e tij të shtrirë përtokë, me një pamje të shqetësuar që i kishte ngrirë në fytyrë. Dëshmitarët e parë thonë se ai ka rrëshqitur në një moment marramendjeje. Ekulibri ka humbur shtratin e përhershëm e ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bëjnë duel. Në këto momente kamerat ishin vendosur në një shtëpi të vjetër, në një lagje të qytetit. Grupi i xhirimit aty mori vesh lajmin e kobshëm. Të gjithë ngrinë në vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetër deri tek hotel Vollga asnjëri nuk e ndieu. Qe një vrap i çmendur, që nuk mundi të arrijë dot vdekjen që ishte larguar duke lënë pas gjurmë të kuqe gjaku. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Sander_Prosi

hqdefault

Filmografia
– Kush vdes në këmbë – (1984)
– Dora e ngrohtë – (1983)
– Nëntori i dytë – (1982)
– Plaku dhe hasmi – (1981)
– Yjet mbi Drin – (1979)
– Gjeneral gramafoni – (1978)…
– Udha e shkronjave – (1978) (TV)
– Njeriu me top – (1977)
– Përballimi – (1976)
– Fije që priten – (1976)
– Shtigje të luftës – (1974)
– Shpërthimi – (1974)
– Yjet e netëve të gjata -(1972)..Vrana Vlonjati
– I teti në bronz – (1970)
– Plagë të vjetra – (1968)…Babai i Veres
– Horizonte të hapura – (1968)
– Oshëtim në bregdet – (1966)
– Vitet e para – (1965)
– Detyrë e posaçme – (1963)
– Debatik – (1961)

sander-prosi-562x315

0512

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤